848 banorë të evakuuar, 2800 hektarë nën ujë në qarkun Durres

Prefektura e Qarkut Durrës ka publikuar raportin e përditësuar mbi situatën e krijuar nga reshjet e shiut, duke bërë të ditur se gjendja hidrike në territor po shkon drejt normalizimit dhe nuk janë raportuar problematika të reja gjatë orëve të fundit.


Prefektura e Qarkut Durrës ka publikuar raportin e përditësuar mbi situatën e krijuar nga reshjet e shiut, duke bërë të ditur se gjendja hidrike në territor po shkon drejt normalizimit dhe nuk janë raportuar problematika të reja gjatë orëve të fundit.

Në Bashkinë Durrës, gjatë natës janë regjistruar reshje me intensitet të ulët dhe mesatar, pa shkaktuar probleme në akset rrugore apo në lumenj.

Strukturat bashkiake dhe ato operacionale të emergjencave civile vijojnë monitorimin e pandërprerë në terren.

Sipas raportit, në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është shënuar rënie e dukshme e nivelit të ujit. Deri më tani janë evakuuar gjithsej 848 banorë, janë mbajtur 1453 akte konstatimi dhe janë verifikuar 4067 banesa.

Grupet e punës janë në terren dhe rreth 508 specialistë do të vijojnë vlerësimin e dëmeve në ditët në vazhdim.

Nga Drejtoria e Rezervave Shtetërore janë siguruar 1100 pako ushqimore, të shpërndara në disa zona të prekura. Një pjesë e tyre janë dërguar në ambientet e Kavalishencës dhe Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme për qytetarët e strehuar, ndërsa pako të tjera janë shpërndarë në zonën e Durrësit të Ri (ish-Këneta), Plazh dhe Sukth.

Në zonat e Sukthit dhe Katundit të Ri raportohen rreth 2800 hektarë sipërfaqe të përmbytura.

Në Bashkinë Krujë, reshjet në zonën e Fushë-Krujës kanë qenë deri mesatare, pa krijuar probleme të reja apo prezencë uji në rrugët kryesore. Inspektimet e mëngjesit kanë konfirmuar rënie të nivelit të ujit në lumenjtë Gjole dhe Zezë, ndërsa gjatë ditës së sotme grupet e punës do të vijojnë verifikimet e dëmeve në banesa.

Po ashtu, ka përfunduar puna për bllokimin e çarjes së argjinaturës së lumit Droje.

Në Bashkinë Shijak, situata paraqitet e qetë. Reshjet gjatë natës kanë qenë me intensitet të ulët dhe mesatar, pa raportime për problematika të reja. Gjatë natës, nga strukturat e MZSH-së dhe shërbimet bashkiake është bërë pastrimi i 5 banesave dhe nxjerrja e ujit nga 2 banesa.

Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri të plotë, ndërsa monitorimi i situatës dhe ndihma për qytetarët e prekur do të vazhdojnë deri në stabilizimin e plotë të gjendjes.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Miratohet kompensimi i kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet kompensimi i kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore…