
Arens Çela emërohet drejtues i Prokurorisë Tiranë, Altin Dumani do të ofrojë ekspertizë në Kosovë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi sot prokurorin Arens Çela në drejtimin e Prokurorisë Tiranë për një mandat 3-vjeçar, që përfundon në vitin 2029.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi sot prokurorin Arens Çela në drejtimin e Prokurorisë Tiranë për një mandat 3-vjeçar, që përfundon në vitin 2029.
Gjithashtu, Këshilli miratoi kërkesën e prokurorit Altin Dumani për të marrë pjesë si folës dhe ekspert kryesor në trajnimin për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga ambasada britanike në Prishtinë.
Në vijim, Këshilli nisi procedurat e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatin për drejtues në Prokurorinë e Lezhës, Arben Nika, dhe për kandidatin për riemërim në drejtimin e Prokurorisë Fier, Elion Mustafaj.
Po ashtu, u miratua pezullimi i procedimit disiplinor ndaj magjistratit Dritan Gripshi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.
Burimi ATSH



















