Studiuesi amerikan e admiron zhvillimin paqësor të Kinës

Jeffrey Sachs u shpreh që Kina është një vend me qytetërim të shkëlqyer disamijëravjeçar dhe e ka ruajtur unitetin për mbi 2000 vjet, duke treguar aftësinë e jashtëzakonshme të qeverisjes së saj.


Sipas njoftimeve, në një bisedë në përkujtim të themeluesit të Universitetit të Afrikës së Jugut të zhvilluar në dhjetor të vitit 2025, ekonomisti amerikan Jeffrey Sachs shprehu admirim për zhvillimin paqësor të Kinës dhe kritikoi stilin luftarak të imperializmit perëndimor.

Jeffrey Sachs u shpreh që Kina është një vend me qytetërim të shkëlqyer disamijëravjeçar dhe e ka ruajtur unitetin për mbi 2000 vjet, duke treguar aftësinë e jashtëzakonshme të qeverisjes së saj. Ai vuri në dukje po ashtu se, gjatë historisë, vendet evropiane kanë qenë në luftë pothuajse çdo vit, kurse Kina ka ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë gjatë pjesës më të madhe të historisë së vet dhe rrallë ka ndërmarrë ndonjë nismë për të sulmuar vendet fqinje, prandaj mund të quhet si “fuqia e madhe më pak kërcënuese”.

Sachs tha që Kina e ka çmuar gjithmonë paqen, ndërsa ShBA-ja e konsideron gjithmonë veten si “udhëheqëse botërore”, duke dhënë shpesh urdhra për vende të tjera sovrane. Sipas tij, forcat globale po riorganizohen dhe disa fuqi imperialiste e kanë të vështirë ta pranojnë këtë ndryshim.

Fuqia e ShBA-së po bie gradualisht, prandaj ajo përdor masa të tilla si tarifat për të ushtruar trysni mbi vendet e tjera.

Në përgjigje të tarifave amerikane, Kina kufizoi eksportin e elementeve të rralla, duke e detyruar Uashingtonin të bëjë menjëherë lëshime. Sachs mendon që kjo tregon riformësimin e strukturës globale të pushtetit dhe ekspozon gjendjen e vështirë të hegjemonisë së ShBA-së.

Jeffrey Sachs vuri në dukje më tej që Kina ka arritur një zhvillim të shpejtë gjatë dekadave të fundit, vëllimi i përgjithshëm ekonomik i saj është në rritje të vazhdueshme dhe fuqia kombëtare është ngritur në përmasa të mëdha, duke e kaluar ShBA-në në shumë fusha industriale dhe teknologjike. Ai parashikon se, pas 10 vjetëve, shumica e automjeteve elektrike në botë do të prodhohen në Kinë.

Sipas studiuesit, bota nuk është ndarë, por ShBA-ja e ka zgjedhur vetëizolimin. Ai u bëri thirrje vendeve të ndryshme të forcojnë bashkimin për të promovuar arritjen e një rendi ndërkombëtar më përfshirës.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Salla në Fier: Ekipet në terren për mbështetjen e banorëve dhe evakuimin e bagëtive

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot se të gjithë strukturat e ministrisë, bashkë me bordet e…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Salla në Fier: Ekipet në terren për mbështetjen e banorëve dhe evakuimin e bagëtive

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot se të gjithë strukturat e ministrisë, bashkë me bordet e…