Koçiu: Asnjë problematikë në Shkodër nga reshjet, strukturat në gatishmëri

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, mori pjesë sot në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave në Bashkinë Shkodër


Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, mori pjesë sot në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave në Bashkinë Shkodër, ku ishin të pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci, prefektja e qarkut Holta Duda si dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako.

Koçiu theksoi se po vijohet me monitorimin e situatës dhe koordinimin e vazhdueshëm me drejtuesit e KESH sh.a për menaxhimin e shkarkimeve në hidrocentralet.

“Fatmirësisht, në Shkodër nuk ka asnjë problematikë, por të gjitha strukturat janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate të mundshme”, nënvizoi ministrja.

Prefektura e qarkut Shkodër bëri të ditur më herët sot, se nuk janë konstatuar problematika në kanalet kulluese, argjinaturat dhe digën e rezervuarit Shtodër.

Sipas prefekturës, nivelet e ujit në lumenjtë Buna, Drin, Kir dhe Gjadër janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje. Hidrovoret e Velipojës, Vilunit dhe Cas janë në funksion me nga 5 pompa secili dhe janë në gatishmëri për funksionim me kapacitet të plotë, në rast nevoje.

Po sipas prefekturës në kaskadën e Drinit, prurjet aktuale natyrore arrijnë vlerën 3500 m³/s, duke reflektuar një situatë hidrike të qëndrueshme.

Burimi ATSH

Vengu: Në Kurbin, 50 qytetarë të evakuuar nga situata e reshjeve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Vlorë në monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura.

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Vengu: Në Kurbin, 50 qytetarë të evakuuar nga situata e reshjeve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Vlorë në monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura.