Begaj dekreton ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot shpalljen e 3 ligjeve, të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, ligjin për gjuetinë dhe ligjin për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij Traktati, bërë në Riad më 22 nëntor 2024.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot shpalljen e 3 ligjeve, të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, ligjin për gjuetinë dhe ligjin për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij Traktati, bërë në Riad më 22 nëntor 2024.

Ligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” krijon një kuadër ligjor për rivlerësimin e pasurive të individëve dhe personave juridikë, duke përshtatur vlerën e pronave me çmimet aktuale të tregut.

Norma e rivlerësimit do të jetë 5% dhe do të zbatohet përgjatë gjithë vitit 2026.

Sa i përket ligjit për gjuetinë, ligji vjen pas një dekade moratoriumi, i vendosur për mbrojtjen e biodiversitetit dhe rikuperimin e popullatave të faunës së egër.

Ligji synon të vendosë rregulla të qarta për organizimin dhe ushtrimin e gjuetisë, duke garantuar ruajtjen e diversitetit biologjik dhe ekuilibrin e habitateve të florës dhe faunës së egër.

Eksperienca e vendeve evropiane tregon se gjuetia mund të kthehet në burim të ardhurash për zonat rurale, duke hapur vende të reja pune dhe përmirësuar infrastrukturën. Ndryshimi kryesor është kalimi i kompetencës nga strukturat qendrore te bashkitë, duke i dhënë përgjegjësi njësive të qeverisjes vendore për gjuetinë.

Ligji për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij Traktati, bërë në Riad më 22 nëntor 2024, synon ratifikimin e traktatit, i cili garanton lirinë e shteteve anëtare për të përcaktuar kërkesat ligjore për disenjot industriale.

Traktati përforcon zhvillimin e inovacionit dhe krijimtarisë, mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve, duke ndihmuar në rritjen e konkurrencës në tregjet ndërkombëtare.

Nis ndërhyrja për zhbllokimin e rrugës Prekal-Theth

Në segmentin rrugor Prekal–Theth ka nisur ndërhyrja për zhbllokimin e aksit nga inertet e rëna prej motit të keq që…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Nis ndërhyrja për zhbllokimin e rrugës Prekal-Theth

Në segmentin rrugor Prekal–Theth ka nisur ndërhyrja për zhbllokimin e aksit nga inertet e rëna prej motit të keq që…