
Në prag të ndërrimit të viteve, Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe
Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, në prag të ndërrimit të viteve, shtroi drekë me fëmijët me aftësi ndryshe dhe prindërit e tyre, që frekuentojnë çdo ditë qendrat sociale.

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, në prag të ndërrimit të viteve, shtroi drekë me fëmijët me aftësi ndryshe dhe prindërit e tyre, që frekuentojnë çdo ditë qendrat sociale.
Ristani përcolli edhe një falënderim special për stafin mësimor për punën e bërë gjatë gjithë vitit. Ajo uroi për një vit të ri sa më të bukur bashkë me familjarët e tyre.
“I urojmë të gjithë zyshave, gëzuar Vitin e Ri. Shumë faleminderit për punën tuaj. Pëveç zyshave, një falënderim special për të gjithë mamat që i shoqërojnë. Të gjithë ata të shtëpisë, që ju duan kaq shumë sa zyshat këtu dhe mezi presin që ju të kënaqeni këtu.
“Nëse ju kënaqeni këtu, dhe silleni mirë, dhe i doni njëri–tjetrin dhe zyshat, dhe ata janë shumë të lumtur. Kjo është dhurata më e bukur që mund t’i bëni për vit të ri. Unë dua që të gjithë të kaloni një vit të bukur. Gëzoni shumë me familjet tuaja”, tha në fjalën e saj Ristani.
Burimi ATSH



















