Ndërrimi i viteve, urgjenca e QSUNT-së në gatishmëri të pandërprerë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi sot një vizitë në QSUNT, prej nga uroi bluzat e bardha për Vitin e Ri.


Në prag të ndërrimit të viteve, urgjenca kombëtare e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, së bashku me ekipet e urgjencës mjekësore në të gjithë vendin qëndron në vijën e parë të shërbimit, larg tryezave familjare, por pranë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi sot një vizitë në QSUNT, prej nga uroi bluzat e bardha për Vitin e Ri.

“Kam ardhur t’ju falënderoj për punën që bëni për mbështetjen që jepni sepse jeni ju këtu në QSUT, por edhe në të gjitha urgjencat e tjera në vend, që ushtroni një profesion fisnik por edhe sakrifikon sepse nuk jeni me familjet tuaja. Bashkëpunoni shumë mirë dhe me shërbimin e urgjencave dhe është një koordinim i mirë, në të gjithë vendin.

“Ju uroj që nata të jetë e qetë faleminderit që jeni në krye të detyrës, sepse kur jeni në një gatishmëri të tillë qytetarët ndihen më të qetë për të kaluar një natë festive siç duhet të jetë dhe ndërrimi i vitit”, tha Sala.

Ministrja e Shëndetësisë bëri të ditur se “me gatishmëri të pandërprerë, 24/7, duke garantuar reagim profesional dhe shërbim të sigurt, gjatë 2025, vetëm në QSUNT janë trajtuar 125 mijë raste, ku ditët e fundit kanë marrë shërbim rreth 300 pacientë në ditë.

Mesazhin e ndau në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan “në prag të ndërrimit të viteve, së bashku me ata që çdo ditë punojnë në shërbim të kujdesit tuaj shëndetësor”.

Burimi ATSH

Shqipëri-Rumani, bashkëpunim në fushën e energjisë

Ambasadorja e Shqipërisë në Rumani, Enkelededa Mërkuri, zhvilloi një takim me Cristian Buşoi, Sekretar Shteti në Ministrinë Rumune të Energjisë.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Rumani, bashkëpunim në fushën e energjisë

Ambasadorja e Shqipërisë në Rumani, Enkelededa Mërkuri, zhvilloi një takim me Cristian Buşoi, Sekretar Shteti në Ministrinë Rumune të Energjisë.