Berisha mesazh urimi për Vitin e Ri: 2026-a, viti i shpresës së madhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në vigjilje të ndërrimit të viteve përmes një mesazhi uroi shqiptarët për Vitin e Ri 2026.


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në vigjilje të ndërrimit të viteve përmes një mesazhi uroi shqiptarët për Vitin e Ri 2026. Gjatë fjalës së tij Berisha, tha se viti që lamë pas ishte një nga më të vështirët për shqiptarët.

“Sonte ne presim vitin e ri 2026! Ndaj dhe unë nga zemra ju uroj, kudo që ndodheni, në votrat familjare, në lokale, në udhëtime, në Shqipëri, në botë, në institucionet e vuajtjes së dënimit, në spitale: Gëzuar vitin e ri 2026! Viti i ri për të gjithë shqiptarët, për të gjithë njerëzit, është vit shprese.

“Por, siç është tradita, nuk mund të ndahemi nga ky vit pa hedhur një vështrim drejt tij. Viti 2025 ishte një vit që shqiptarët kurrë nuk e meritonin. Ky vit i gjen ata qytetarët më të keqpaguar në Europë. Qytetarët me tavolinat më të pakta, sepse blejnë me çmimet më të shtrenjta, me rroga më të ulëta, me pensionet më të ulëta. Por ky vit i gjen ata gjithashtu me drejtorët, ministrat, qeveritarët më të pasur në Evropë.

“Viti që lamë pas ishte një vit në të cilin kombi u pakësua dhe më shumë. Viti 2025 ishte viti i agonisë së plotë të demokracisë shqiptare. Viti që lamë pas ishte viti i zjarreve, përmbytjeve më të mëdha, të cilat nuk ndodhën vetëm në Shqipëri, por ato për ne shqiptarët erdhën si në një vend pa shtet”, tha Berisha.

Gjatë mesazhit të tij, Berisha tha se “me besim të plotë mund të themi se viti 2026 është viti i shpresës së madhe, për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

“Do bashkohen si kurrë më parë për të shpëtuar demokracinë shqiptare, rikthimin e votës së lirë; Për të shpëtuar familjen shqiptare nga një ligj shkatërrimtar për gjininë dhe familjen; Për të shpëtuar Shqipërinë nga rrokullisja e saj e madhe. Pra, këtë vit çdo shqiptar që e do këtë vend, e fillon si misionar, e fillon në lartësinë e një misioni të madh shpëtimtar. Ndaj dhe unë dua sonte t’ju uroj ju, gëzuar kudo që ndodheni: Një vit të mbarë në lartësinë e shpresave dhe pritshmërive tuaja!”, tha Berisha.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Delegacioni i grave deputete, takime në Senatin italian

Një delegacion me deputete të Kuvendit, i kryesuar nga zëvendëskryetarja Klodiana Spahiu, po zhvillon një vizitë dyditore në Itali.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Delegacioni i grave deputete, takime në Senatin italian

Një delegacion me deputete të Kuvendit, i kryesuar nga zëvendëskryetarja Klodiana Spahiu, po zhvillon një vizitë dyditore në Itali.