Qeveria rrit kapitalin e Entit Kombëtar të Operimit Rrugor me 50 milionë lekë
Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë në vendimin nr. 684, datë 6 nëntor 2024, për krijimin e shoqërisë aksionare “Enti Kombëtar i Operimit Rrugor” (EKORR), sh.a., një institucion i ri rregullator për menaxhimin dhe operimin e rrugëve në vend.

Sipas vendimit të qeverisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë i shtohet fondi prej 50 milionë lekësh në programin “Transporti rrugor”, i cili do të përdoret për rritjen e kapitalit të EKORR, sh.a., me qëllim mbulimin e veprimtarisë operative të entit. Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit për vitin 2025.
Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
Burimi