“Grand Gala 2025” mbyll aktivitetet artistike vjetore të teatrit “Skampa”

Grand Gala 2025 është një nga aktivitetet e shumta kulturore të organizuara nga bashkia Elbasan gjatë këtij fundviti


Në teatrin “Skampa” u organizua mbrëmja gala e fundvitit “Grand Gala 2025”, e kthyer në traditë në jetën kulturore të Elbasanit.

Publiku elbasanas ndoqi me emocion një program të përzgjedhur me vepra të njohura të muzikës klasike botërore.

Koncerti u realizua nën drejtimin artistik dhe dirigjimin e Gridi Krajës, ku Orkestra Filarmonike e Elbasanit solli në skenë interpretime të nivelit të lartë profesional, duke konfirmuar rolin e saj të rëndësishëm në promovimin e muzikës serioze në qytet.

Një kontribut të veçantë në këtë mbrëmje dha maestro Zeqir Sulkuqi, prania dhe përvoja artistike e të cilit i shtuan peshë dhe vlera koncertit.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe solistët e njohur të skenës muzikore shqiptare Eva Golemi, Kastriot Tusha, Sokol Hidersha dhe Keli Guga, të cilët u pritën me duartrokitje të shumta nga publiku.

Mbrëmja u moderua nga Laert Vasili dhe Atalanta Kërçyku, duke i dhënë koncertit një rrjedhë elegante dhe të natyrshme.

Grand Gala 2025 është një nga aktivitetet e shumta kulturore të organizuara nga bashkia Elbasan gjatë këtij fundviti, në kuadër të angazhimit të saj për të gjallëruar jetën artistike të qytetit dhe për t’u ofruar qytetarëve aktivitete cilësore që promovojnë artin, kulturën dhe traditat muzikore.

Ky koncert u zhvillua nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, duke reflektuar mbështetjen e vazhdueshme institucionale për aktivitetet kulturore në qytet.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Bajram Begaj ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Jordani, ku ishte ftuar nga mbreti Abdullah II. Në një…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Bajram Begaj ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Jordani, ku ishte ftuar nga mbreti Abdullah II. Në një…