
Lamallari kërkon rritjen e efikasitetit në trajtimin e dosjeve të pronave të prapambetura
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi sot një takim pune me drejtues dhe punonjës të Agjencisë së Trajtimit të Pronës.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi sot një takim pune me drejtues dhe punonjës të Agjencisë së Trajtimit të Pronës.
Lamallari kërkoi gjatë takimit përmirësimin e ndjeshëm të shërbimit ndaj qytetarëve, rritjen e efikasitetit në trajtimin e dosjeve të prapambetura, respektimin rigoroz të afateve ligjore, rritjen e transparencës dhe cilësisë së komunikimit me qytetarët, si dhe forcimin e përgjegjshmërisë institucionale në çdo hallkë të procesit.
“Për Ministrinë e Drejtësisë, çështjet pronësore kanë një prioritet të lartë pasi lidhen drejpërdrejtë me të drejtat themelore të qytetarëve dhe besimin e tyre tek shteti.
Angazhimi ynë është i qartë dhe i palëkundur, më pak burokraci, më shumë shërbim dhe rezultate konkrete në kohë”, tha Lamallari, ndërsa theksoi se pret nga drejtuesit dhe punonjësit e kësaj agjencie që detyrat e lëna t’i përmbushin në kohë e konform ligjit.
Burimi ATSH


















