
Opozita krijon tensione në Kuvend, zënë karriget e ministrave dhe ndezin flakadanë
Deputetët e opozitës kanë penguar sot nisjen normale të punimeve të seancës plenare, duke zënë karriget e ministrave në Kuvend.

Deputetët e opozitës kanë penguar sot nisjen normale të punimeve të seancës plenare, duke zënë karriget e ministrave në Kuvend.
Deputetë e opozitës kanë tentuar të ulen në vendet e ministrave dhe është dashur ndërhyrja e gardës për largimin e tyre.
Kjo situatë ka shkaktuar debate mesa mazhorancës dhe opozitës. Ndërsa përplasjet mes deputetëve dhe punonjësve të Gardës kanë vijuar, deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka ndezur flakadanë.
Po ashtu, flakadanë kanë ndezut dhe deputetët Albana Vokshi dhe Fidel Kreka.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të ndërpresin veprimet e dhunshme.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje forcave të sigurisë që mos të “prekin deputetët”.
“Prekja e deputetëve është një akt kriminal, i turpshëm dhe i pashembullt. Jeni ju që mbroni hajdutët. Do të përballeni me proceset më të rënda. Ju që prekni deputetët do përballeni me proceset më të rënda. Mos prekni deputetët se do përballeni me pasoja shumë të rënda”, tha Berisha.
Burimi ATSH


















