
“Më shihje si diell”
“Ne flisnim një gjuhë
Shiheshim në sy
Na ngrohte një diell
Ti thoshe ; janë dy!..”

Nga Flutura Maçi
MË SHIHJE SI DIELL
Vjeshta e parë
Kish hyrë në kalendar
Deti priste ende vizitorë
Pas kohësh të largëta
U takuam në plazh
Ecëm bregut kapur përdorë
Dielli digjte
Era frynte
Ne zhyteshim mes dallgësh
E dilnim triumfatorë
Më dukej vetja pulëbardhë e lumtur
Ti më dukeshe perandor
Ne flisnim një gjuhë
Shiheshim në sy
Na ngrohte një diell
Ti thoshe ; janë dy!…
11 shtator 2025
Tiranë

















