Rritje me mbi 82% e automjeteve tërësisht elektrike

Ky trend pozitiv dëshmon rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe institucioneve për përfitimet që ofron përdorimi i mjeteve elektrike, si ulja e ndotjes së ajrit, reduktimi i emetimeve të karbonit dhe kostot më të ulëta të mirëmbajtjes.


Flota e mjeteve elektrike në vend po vijon të rritet me ritme të shpejta, duke dhënë shenja të qarta të orientimit gjithnjë e më të madh drejt transportit të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), gjatë periudhës janar–nëntor 2025 janë regjistruar për herë të parë 5312 mjete All-Electric, shifër kjo që përfaqëson një rritje prej 82,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Nga 2019 deri në nëntor 2025, janë regjistruar 11 690 mjete All-Electric. 44,4% e autoveturave me km 0 të regjistruara për periudhën janar-nëntor 2025 janë All-Electric, ose 63% krahasuar me vitin 2024.

Ky trend pozitiv dëshmon rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe institucioneve për përfitimet që ofron përdorimi i mjeteve elektrike, si ulja e ndotjes së ajrit, reduktimi i emetimeve të karbonit dhe kostot më të ulëta të mirëmbajtjes.

Shtimi i mjeteve “green” në rrugët e vendit konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt një sistemi transporti më të pastër, më efikas dhe më të qëndrueshëm, në përputhje me objektivat mjedisorë dhe politikat e zhvillimit të gjelbër.

Lexo më shumë nga

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.