Shkëmbim i praktikave më të mira në fushën e promovimit të investimeve me Greqinë

Drejtoresha E Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investiemve (AIDA) Laura Saro u takua sot me Presidentin e Enterprise Greece dhe Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, Dimitris Skalkos, si dhe përfaqësuesen e ambasadës së Greqisë, Maria Koumoutsakou.

Takimi riafirmoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy institucioneve, të formalizuar përmes Memorandumit të Mirëkuptimit (MoU), me fokus shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e promovimit të investimeve.

Gjatë diskutimeve, palët vlerësuan mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, rritjen e flukseve investuese dhe zhvillimin e projekteve të qëndrueshme, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe në nxitjen e rritjes ekonomike rajonale.

Sipas të dhënave zyrtare, në mesin e këtij viti stoku i investimeve greke në Shqipëri arriti vlerën e 267 milionë eurove. Ndërkohë, të dhënat e INSTAT-it tregojnë se në fund të 10-mujorit të këtij viti eksportet shqiptare drejt Greqisë kapën vlerën e 19,7 miliardë lekëve, ndërsa importet nga Greqia u llogaritën në rreth 59,3 miliardë lekë.

Burimi ATSH

Rama: Zhvilluesit e një prej destinacioneve turistike në Katar, bashkinvestitorë në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjete sociale pamje të një ishulli në Katar që është një ndër destinacionet më…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia