Koçiu: Zero selektivizëm në prishjen e ndërtimeve pa leje

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu deklaroi sot në një interpelancë në Kuvend se, ka zero selektivizëm në prishjen e ndërtimeve pa leje.


Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu deklaroi sot në një interpelancë në Kuvend se, ka zero selektivizëm në prishjen e ndërtimeve pa leje

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu në përgjigje të interpelancës me deputetin e partisë Mundësia, Agron Shehaj tha se, ndërtimet pa leje janë një plagë e shoqërisë.

“Nuk ka të madh dhe të vogël që nuk e di se kush e ka hapur, ndërtimet e paligjshme, ndërtimet pa kriter vend e pavend dhe duke i bërë kështu Shqipërisë një “dhuratë” shumë të shëmtuar në çdo pëllëmbë të saj”, tha Koçiu.

“Territori është ai që mbase më mirë se çdo gjë tjetër ndan dy vizione diametralisht të ndryshme për Shqipërinë. Një vizion që trashëguam, ai i ndërtimeve pa kriter pa hesap, me mandat për të shkatërruar dhe zaptuar çdo tokë”, tha Koçiu.

Ministrja nënvizoi se, “është vizioni i kësaj mazhorance ai që u vu në zbatim që në ditën e parë të qeverisjes, duke nisur nga Rilindja Urbane e çdo qyteti që i ka dhënë frymë dhe jetë vendit, duke vazhduar me Gjirokastrën me Korçën, me Beratin, me Krujën, me Lungomaren e Vlorës, me Alpet, me Tiranën. Është vizioni i kësaj mazhorance ai i turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”.

Koçiu tha se, “në kushtet e sotme ne nuk mund të tolerojmë që zonat më tërheqëse ato që janë një pasuri e përbashkët e të gjithë shqiptarëve, të shfrytëzohen për pasurimin e disa individëve në kurriz të shumicës së qytetarëve”.

Duke dhënë shifra të operacionit, Koçiu tha se, në zonën e Thethit u vendosën 46 masa administrative me gjobë, 49 masa pezullim punimesh dhe 57 të tjera për prishjen e objekteve të kundërligjshme.

Në zonën e Valbonës u ndërhy me 50 vendime prishje, u vendosën 15 masa administrative, 12 urdhra pezullimi.

Në zonat bregdetare u morën 42 vendime për prishje për një total prej 102 objektesh, 38 vendime pezullimi, 42 masa administrative me gjobë.

Në zonat lumore u morën vendime për prishjen e 50 objekteve. Në zonën aeroportuale të Rinasit ishin 10 vendime për prishje me 10 masa administrative.

Koçiu shtoi se, “është ndërhyrë dhe në sigurinë rrugore në shumë akse, duke çliruar rrugët nga çibanët e mbirë pa kriter”.

Sa i përket rrugëve janë evidentuar në total mbi 2 mijë struktura, rreth 240 prej tyre janë prishur, pjesa tjetër janë prishur vullnetarisht.

Paralelisht, theksoi Koçiu, “po zhvillohet pa u ndalur dhe aksioni më i madh për lirimin e hapësirave publike nga tendat, muret, bodrumet, gardhet, telat, rrjeta, bordura, pengesa, çdo gjë tjetër që përbën në fakt një sfidë të jashtëzakonshme për hapësirën e përbashkët për qytetarët në zonat urbane”.

Koçiu nënvizoi se, “të gjitha objektet e kundërligjshme fillimisht janë vendosur nga strukturat e posaçme, sipas ligjit në fuqi, cilat duhen prishur. E dyta, të gjitha objektet e kundërligjshme për të cilat ka pasur vendim prishje janë informuar në kohën e duhur të gjithë qytetarët. E treta, ka pasur zero selektivizëm apo subjektivizëm në këtë proces. 100% e atyre ndërtesave që janë gjykuar në shkelje si raste flagrante të ndërtimit, si në rastin e oborrit të kishës në Theth, janë prishur dhe toleranca ka qenë zero”.

Burimi ATSH

Begaj pret raportuesin për Shqipërinë në PE: Integrimi evropian, prioritet strategjik për vendin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Andreas Schieder, raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj pret raportuesin për Shqipërinë në PE: Integrimi evropian, prioritet strategjik për vendin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Andreas Schieder, raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian