Gogu paraqet ndryshimet në ligjin për OJF-të: Garantojnë lirinë e organizimit

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, prezantoi sot në Kuvend disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse’”, të ndryshuar.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, prezantoi sot në Kuvend disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse’”, të ndryshuar.

Ministri sqaroi se ndryshimet vijnë si pasojë e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili u iniciua nga organizatat e shoqërisë civile.

Gogu renditi tre arsye kryesore që e bëjnë ndërhyrjen ligjore të domosdoshme.

“Së pari qartësimi i natyrës vullnetare të regjistrimit. Formulimet aktuale të ligjit krijonin idenë se çdo grupim shoqëror duhet të regjistrohej detyrimisht. Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar këtë si antikushtetuese. Projektligji bën dallimin mes organizatave që duan të hyjnë në qarkullimin juridiko–civil dhe grupeve informale që zgjedhin të mos regjistrohen”, tha Gogu.

Po ashtu, sipas tij, projektligji korrigjon boshllëqet institucionale. “Kompetencat që ligji ekzistues i kishte kaluar kancelarit të gjykatës rikthehen te gjyqtari, për të forcuar kontrollin gjyqësor dhe për të shmangur mbingarkesën administrative”, tha Gogu.

Një tjetër pikë në projektligj, sipas tij, ka të bëjë me heqjen e sanksioneve të konsideruara antikushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se disa masa administrative ishin jo proporcionale dhe cenonin lirinë e organizimit. Projektligji i eliminon këto sanksione dhe parashikon vetëm një gjobë fikse prej 6,000 lekësh për raste të veçanta, si deklarime të rreme apo mosdeklarim të ndryshimeve”, tha Gogu.

Në mbyllje, ministri ftoi deputetët të mbështesin projektligjin, duke theksuar se ai “qartëson ligjin ekzistues, zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe garanton lirinë e organizimit”.

Burimi ATSH

Plazhi publik i “uçkave” në Pogradec, destinacion i preferuar për pushuesit

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh publik me hapësira të sistemuara si dhe me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Plazhi publik i “uçkave” në Pogradec, destinacion i preferuar për pushuesit

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh publik me hapësira të sistemuara si dhe me…