109-vjetori i Krahinës Autonome të Korçës

Më 10 dhjetor 1916, Korça mori një hap të guximshëm që vulosi vullnetin për vetëqeverisje dhe liri në një periudhë të vështirë për vendin, duke u shpallur “Krahinë Autonome”.


Më 10 dhjetor 1916, Korça mori një hap të guximshëm që vulosi vullnetin për vetëqeverisje dhe liri në një periudhë të vështirë për vendin, duke u shpallur “Krahinë Autonome”.

Ky akt është vlerësuar si një moment përfaqësues dhe me rëndësi të veçantë për historinë e qytetit dhe të vendit. Kryebashkiaku Sotiraq Filo e kujtoi sot, duke e konsideruar si një akt historik që e ktheu Korçën në një simbol të përgjegjësisë, bashkimit dhe vizionit kombëtar.

“Sot, me respekt nderojmë ata që kontribuan në këtë moment të rëndësishëm dhe kujtojmë rolin që Korça ka pasur e vazhdon të ketë si qendër e dijes, kulturës dhe identitetit shqiptar”, u shpreh Sotiraq Filo.

Një personazh që luajti një rol kyç në shpalljen e Korçës, Krahinë Autonome nën mbështetjen e ushtrisë franceze, ishte Themistokli Gërmenji. Ai u shpall komandant i ushtrisë dhe udhëhoqi administratën shqiptare duke ndihmuar në hartimin e rregullave të reja, zhvillimin ekonomik të qytetit, hapjen e shkollave shqipe dhe qarkullimin e monedhës dhe pullave të Krahinës Autonome.

Administrimi i Qarkut të Korçës iu besua një këshilli prej 14 anëtarësh, në një barazpeshë mes anëtarëve të krishterë dhe atyre myslimanë. Këshilli ngarkohej me studimin e të gjitha masave që duheshin marrë me miradministrimin e qarkut dhe me kontrollin e funksionimit të shërbimeve publike.

Pushkatimi i Themistokli Gërmenjit më 7 nëntor 1917, dobësoi ndjeshëm lëvizjen kombëtare shqiptare. Më 16 shkurt 1918, Korça u mor në administrimin e drejtpërdrejtë të komandës franceze.

Në vijim, organet e sigurimit francez arrestuan bashkëpunëtorët e ngushtë të Gërmenjit. Gjithsesi në krahinë vazhdoi të ngrihej flamuri shqiptar krahas atij francez, si edhe në shkollat që u hapën dhe vijuan me mësimdhënien. Në maj të vitit 1920, forcat franceze u larguan nga Korça, duke marrë fund kështu edhe Krahina Autonome e Korçës.

Marrë nga ATSH

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…