Vlerësimet PEFA, përmirësim i dukshëm në planifikimin buxhetor të bashkive

Nën drejtimin e drejtoreshës së përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi dhe zëvendësambasadorit të Zvicrës në Tiranë, Philipp Arnold si dhe me prezencën e përfaqësuesit të SECO në Shqipëri, Aurèle Cotton, u zhvillua aktiviteti “Dissemination Event for Sub-national PEFA Assessments in Albania”.


Nën drejtimin e drejtoreshës së përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi dhe zëvendësambasadorit të Zvicrës në Tiranë, Philipp Arnold si dhe me prezencën e përfaqësuesit të SECO në Shqipëri, Aurèle Cotton, u zhvillua aktiviteti “Dissemination Event for Sub-national PEFA Assessments in Albania”.

Ky takim u organizua nga ekipi i ekspertëve që realizuan vlerësimet PEFA në nivel vendor, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të pesë bashkive të përzgjedhura: Tiranë, Fier, Kuçovë, Berat dhe Tropojë, si dhe përfaqësuesve nga Ministria e Financave.

Vlerësimet PEFA (Public Expenditure and Financial Accountability) përbëjnë një kornizë ndërkombëtare që analizon menaxhimin financiar publik dhe synon të identifikojë pikat e forta dhe sfidat e qeverisjes vendore.

Ky proces është pjesë e fazës së dytë të projektit për forcimin e financave vendore, me mbështetjen e SECO dhe Ministrisë së Financave, duke përfshirë edhe një modul për vlerësimin e shërbimeve publike si arsimi parashkollor dhe menaxhimi i mbetjeve. Vlerësimet e kryera në pesë bashkitë e përzgjedhura ofrojnë një pasqyrë të qartë mbi progresin e arritur dhe sfidat që mbeten për t’u adresuar.

Në një njoftim për shtyp MF, bën të ditur se, “rezultatet e vlerësimeve tregojnë një progres të dukshëm krahasuar me vitin 2017, veçanërisht në planifikimin buxhetor dhe lidhjen e tij me objektivat strategjike, në përmirësimin e kontrollit të brendshëm dhe auditimit, si dhe në administrimin e të ardhurave vendore, ku janë evidentuar praktika më të strukturuara dhe menaxhim më efikas i taksave. Megjithatë, sfida të rëndësishme mbeten ende, si raportimi financiar i konsoliduar, menaxhimi i aktiveve publike dhe transparenca në shpenzime, si dhe kapacitetet e kufizuara për monitorimin e performancës së shërbimeve vendore”.

Këto vlerësime, thekson MF-ja, janë një instrument strategjik për të avancuar procesin e decentralizimit fiskal, për të përmirësuar shërbimet publike dhe për të forcuar dialogun e politikave mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor.

“Përputhja me standardet ndërkombëtare të menaxhimit financiar është gjithashtu një kusht i domosdoshëm për integrimin europian dhe aksesin në fondet e Bashkimit Europian. PEFA mbetet një mjet i fuqishëm për të identifikuar reformat e nevojshme dhe për të siguruar që qeverisja vendore të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, duke forcuar transparencën, përgjegjshmërinë dhe duke krijuar themelet për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të integruar në Evropë”, thekson MF-ja.

Burimi ATSH

Vlerësimet PEFA, përmirësim i dukshëm në planifikimin buxhetor të bashkive

Nën drejtimin e drejtoreshës së përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi dhe zëvendësambasadorit të Zvicrës në Tiranë,…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Vlerësimet PEFA, përmirësim i dukshëm në planifikimin buxhetor të bashkive

Nën drejtimin e drejtoreshës së përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi dhe zëvendësambasadorit të Zvicrës në Tiranë,…