Malaj: Synojmë pension mesatar 400 euro deri në fund të mandatit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, konfirmoi sot gjatë një interviste televizive se skema e bonusit për pensionistët po i lë vendin një politike të re rritjeje të qëndrueshme.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, konfirmoi sot gjatë një interviste televizive se skema e bonusit për pensionistët po i lë vendin një politike të re rritjeje të qëndrueshme.

Sipas tij, viti 2026 shënon fillimin e reformës së thellë të pensioneve, me objektivin që deri në fund të mandatit pensioni mesatar urban të arrijë në 40 mijë lekë, duke u afruar me nivelin 400 euro.

Ministri tha se, fondet për rritjen e pensioneve janë të parashikuara deri në vitin 2028.

“Reforma e pensioneve është një sfidë për qeverinë. Skema e pensioneve dhe reformimi i saj kërkon sforco të madhe buxhetore. Ne jemi në rrugën e duhur. Nëpërmjet politikës që po ndjekim, që nga 2026 e në vijim – që është reflektuar edhe në buxhetin afatmesëm – ne synojmë që deri në fund të mandatit pensioni mesatar urban të shkojë në 40 mijë lekë, pensioni urban i pjesshëm në 22 mijë lekë, pensioni rural në 18 mijë lekë, pensioni familjar po në 18 mijë lekë dhe pensioni për invaliditetin të shkojë në 30 mijë lekë. Fondet për të arritur këtë objektiv janë parashikuar deri në vitin 2028 në projektbuxhetin afatmesëm. Vetëm për vitin që vjen kostoja e rritjes së pensioneve është 105 milionë euro. Ndërsa deri në fund të vitit 2028 kostoja totale e kësaj reforme është 1,7 miliardë euro”, tha Malaj.

Ai iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, duke sqaruar se buxheti afatmesëm garanton mjetet e nevojshme për këtë projekt madhor.

Për bonusin e fundvitit, Malaj tha se vendimi do të merret në shtator, në varësi të ecurisë ekonomike.

“Bonusi do të vlerësohet në varësi të ecurisë ekonomike për vitin që vjen. Në shtator qeveria do të vlerësojë në bazë edhe të të dhënave buxhetore nëse do të miratojmë bonusin e fundvitit 2026”, tha Malaj.

Ndërsa bonuset e pranverës nuk janë më pjesë e politikës buxhetore, pasi skema e re synon rritje të rregullt të pensioneve.

“Buxheti burimet i ka të limituara, por ne kemi nisur një reformë. Deri sa të reformonim skemën, u planifikua që të operohej me bonuese. Tashmë që kemi nisur reformimin e skemës, nuk do të thotë që do të funksionojmë me bonuse të përvitshme”, tha Malaj.

Ministri bëri të ditur se viti 2026 sjell për herë të parë indeksimin 2,5% të pagave në administratë, ndërsa disa kategori do të përfitojnë edhe rritje të ndjeshme: shoferët, sanitarët, arkivistët, punonjësit e protokollit, infermierët, mjekët dhe policët, të cilëve për herë të parë do t’u njihet vjetërsia në punë, me rritje deri në 25%.

“Përfitues të indeksimit janë të gjithë punonjësit, nga shoferi, deri te niveli më i lartë. Ndërsa për disa kategori do të kemi rritje të pagave. Konkretisht, punonjësit e shërbimeve mbështetëse ku përfshihen shoferët, sanitarë, arkivistë, protokoll etj. Por rritje do të përfitojnë dhe infermierët, mjekët dhe policët, që për herë të parë do t’u njihet vjetërsia në punë. Rritja për këta të fundit arrin deri në 25%”, tha Malaj.

Malaj gjithashtu konfirmoi se institucionet ndërkombëtare kanë dhënë dakordësinë e tyre për projektin.

“Paqja fiskale nuk është amnisti. Ne nuk ofrojmë siguri juridike për evazorët, nuk amnistojmë ata me ndjekje penale, ata me vendim gjykate, ata që janë në hetim tatimor. Mbi të gjitha, kemi vënë një kufi që tatimfitimi që do të duan të rideklarojnë nuk mund të jetë më shumë se 30% e tatimit të deklaruar. Në frymën e transparencës ky projekt është konsultuar me FMN, e cila është dakord me këtë projekt, nuk e ka kundërshtuar fshirjen dhe legalizimin”, tha Malaj.

“E vetmja rezervë që ka FMN, ka të bëjë me cenimin e progresit të arritur deri më tani në mbledhjen e taksave. Po ashtu, edhe me Bashkimin Europian jemi konsultuar. Kjo nismë është bazuar në modelin italian. Pra është një praktikë europiane”, deklaroi Malaj.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Sala: Gati protokollet e reja të onkologjisë, rritje e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, gjatë vizitës në Spitalin Rajonal të Elbasanit bëri me dije se…

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Sala: Gati protokollet e reja të onkologjisë, rritje e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, gjatë vizitës në Spitalin Rajonal të Elbasanit bëri me dije se…