Finalet e Kupës së Botës 2026, Shqipëria do të jetë pjesë e grupit F në rast kualifikimi

Në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026, Shqipëria do të jetë pjesë e grupit F, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.


U hodh këtë të premte shorti i Kupës së Botës në Uashington D.C., ku ekipet e kualifikuara dhe ato që janë ende në garë për një vend në fazën finale njohën kundërshtarët e tyre. Finalet do të zhvillohen në muajt qershor-korrik 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026, Shqipëria do të jetë pjesë e grupit F, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

Në ceremoninë e hedhjes së shortit ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, krah personaliteteve të shumta të futbollit europian e botëror.

Shqipëria e mbylli fushatën kualifikuese të këtij Kampionati Botëror në vendin e dytë në grupin K, duke grumbulluar 14 pikë, me 4 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Arritje historike për Kombëtaren shqiptare duke siguruar kështu për herë të parë fazën play-off të Kampionatit Botëror.

Shqipëria do të luajë ndeshjen gjysmëfinale të fazës play-off kundër Polonisë më 26 mars në Varshavë. Nëse Shqipëria kalon me sukses Poloninë, në finalen e play-off-it që të dërgon në Botërorin 2026 do të luajë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë/Suedi më 31 mars, po në transfertë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin…