Malaj: Projekti fotovoltaik 50 MWp në Belsh, hap strategjik për energji të pastër dhe siguri energjetike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot përpara Kuvendit projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), lidhur me marrëveshjen e huasë të KESH sh.a. për financimin e Projektit Fotovoltaik Solar në zonën e Belshit.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot përpara Kuvendit projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), lidhur me marrëveshjen e huasë të KESH sh.a. për financimin e Projektit Fotovoltaik Solar në zonën e Belshit.

Ky projekt do të financohet me një hua prej 30 milionë eurosh nga BERZH dhe një grant prej 9,58 milionë eurosh nga Instrumenti i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), duke ulur ndjeshëm kostot e investimit dhe duke rritur qëndrueshmërinë financiare të projektit.

Malaj theksoi rëndësinë e diversifikimit të burimeve të energjisë në Shqipëri, e cila mbështetet kryesisht te kapacitetet hidrike. “Ndërtimi i këtij impianti do të rrisë sigurinë e furnizimit, do të ulë varësinë nga importi dhe do të kontribuojë në përdorimin e energjisë së pastër”, u shpreh Malaj.

Impianti fotovoltaik do të ketë kapacitet 50 MWp, do të ndërtohet në një nga zonat me potencialin më të lartë diellor në vend dhe do të shtrihet rreth 8 km nga nënstacioni i Kajanit, duke shfrytëzuar maksimalisht rrezatimin diellor gjatë gjithë vitit. Projekti pritet të sigurojë rreth 1% të prodhimit vjetor të energjisë dhe rreth 2% të konsumit të energjisë në tregun e rregulluar, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve menaxheriale të rezervës hidrike të kaskadës së Drinit.

Ministri Malaj nënvizoi se ky investim do të sjellë përfitime të shumta për ekonominë shqiptare, duke rritur punësimin, sigurinë energjetike dhe mbrojtjen e mjedisit, dhe bëri thirrje për miratimin e projektligjit në Kuvend.

Ky projekt përfaqëson një hap strategjik drejt modernizimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë bazuar në burime të rinovueshme, duke mbështetur tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit energjetik në vend.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Sala: Për herë të parë regjistër kombëtar për produktet biocide

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala prezantoi sot në Kuvend, projektligjin “”Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Sala: Për herë të parë regjistër kombëtar për produktet biocide

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala prezantoi sot në Kuvend, projektligjin “”Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin…