Ambasada Shqiptare në Serbi, aktivitet për Festat e Nëntorit

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, kremtoi për të dytin vit radhazi Festën e Shpalljes së Pavarësisë dhe Përvjetorin e Çlirimit të Atdheut nga Lugina e Preshevës.


Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, kremtoi për të dytin vit radhazi Festën e Shpalljes së Pavarësisë dhe Përvjetorin e Çlirimit të Atdheut nga Lugina e Preshevës.

Emocione të pafundme në këto ditë festash!

Më 27 nëntor, Ansambli Kombëtar i Kosovës “Shota” solli një performancë madhështore në Bujanoc, duke ndezur atmosferën me këngë, valle dhe energji. Koncerti u realizua nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në kuadër të programit kulturor “Nëntor Luginë”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd.

Më 28 nëntor, dita filloi me dy programe kulturore me motive kombëtare nga nxënësit e shkollave ‘Naim Frashëri’ dhe ‘Prof. Ibrahim Kelmendi’ në Shtëpitë e Kulturës së Bujanocit dhe Preshevës.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Komunën e Bujanocit, shfaqi në Shtëpinë e Kulturës së këtij qyteti, filmin shqiptar “Përrallë nga e kaluara”. Falënderime Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit që na mundësoi filmin dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm prej tij.

Kremtimet vijuan me Pritjen zyrtare të organizuar në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar, në restorant Dusseldorf.

Eventi u shoqërua me muzikën e pianistes së talentuar Arlinda Bici dhe ekspozitën me foto nga Shqipëria të fotografit Arian Mavriqi.

Në pritje, nderuan me pjesëmarrjen e tyre, -autoritete të Ministrisë së të Jashtme të Serbisë, Sekretarja e Shtetit Nevena Jovanoviq, Ndihmës Ministri Zhelko Joviq dhe Shefi i Protokollit të Shtetit Branko Radovaniq;
-Shefi i Zyrës së OSBE-së rezident në Bujanoc, Antonios Balaskas;
-Shefi i Zyrës së Shtetit të Kosovës në Serbi, Ambasador Jetish Jashari;
-Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi;
-Kryetarët e Komunave të Bujanocit dhe Preshevës, Arbër Pajaziti dhe Ardita Sinani;
-Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi;
-Përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Serbi, të subjekteve politike shqiptare, të organizatave jo qeveritare, të bizneseve, mediave, kulturës e artit të Luginës së Preshevës.

Ambasadori Bardhyl Canaj, në fjalën e tij, e cilësoi nder të veçantë e privilegj që Përfaqësia Jonë, po organizon sërish eventet kombëtare në Luginën e Preshevës. Ambasada jonë ka qenë e do të jetë përherë në gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë me të gjithë aktorët politikë, shoqërorë e bizneset që operojnë në Luginë.

Veç kësaj, ecuria e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë e Serbisë po avancon pozitivisht në shumë sektorë. Ky progres bilateral është në dobi jo vetëm të vendeve tona, ndihmesë në përmirësimin e jetesë e eleminimit të problematikave të minoritetit shqiptar në Serbi, por gjithë rajonit të Ballkanit, i cili po përparon drejt integrimit Europian.

Koçiu: Dhuna synon nxirjen e imazhit të Shqipërisë, përgjigjja institucionale do të jetë e paprecedentë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, reagoi sot pas akteve të dhunës nga protestuesit e opozitës gjatë marshimit në…

Global 360

Macron kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, pas sulmeve kundër Iranit

Presidenti francez, Emmanuel Macron i cilësoi sot sulmet e kryera nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër Irani si të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: Dhuna synon nxirjen e imazhit të Shqipërisë, përgjigjja institucionale do të jetë e paprecedentë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, reagoi sot pas akteve të dhunës nga protestuesit e opozitës gjatë marshimit në…