
Efektivët e FA stërvitje të përbashkët me homologët e Forcave Speciale të Greqisë
Efektivë të Forcave Speciale shqiptare zhvilluan gjatë kësaj jave një stërvitje të përbashkët me homologët e tyre të Forcave Speciale të Greqisë.

Efektivë të Forcave Speciale shqiptare zhvilluan gjatë kësaj jave një stërvitje të përbashkët me homologët e tyre të Forcave Speciale të Greqisë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji bëri me dije se stërvitja u zhvillua në ambientet e Regjimentit të Operacioneve Speciale në Zall Herr.
Sipas Kingjit, stërvitja ishte e fokusuar në shkëmbimin e përvojave operacionale dhe forcimin e ndërveprueshmërisë gjatë kryerjes së misioneve dhe detyrave të përbashkëta.
Forcat e Armatosura mbeten të angazhuara në thellimin e partneriteteve me aleatët dhe në rritjen e kapaciteteve operacionale, në funksion te sigurisë kombëtare dhe rajonale.
Burimi ATSH



















