“Komisar Daltoniko në Teatër” hap sezonin artistik, homazh për Naun Shundin

Shfaqja ishte një homazh për regjisorin dhe aktorin e ndjerë, Naun Shundi, i cili kishte nisur punën për këtë produksion dhe kujtimi i tij mbetet prezent në çdo detaj.


Teatri Metropol çeli mbrëmjen e së premtes sezonin artistik me premierën e shfaqjes “Komisar Daltoniko në Teatër”.

Shfaqja ishte një homazh për regjisorin dhe aktorin e ndjerë, Naun Shundi, i cili kishte nisur punën për këtë produksion dhe kujtimi i tij mbetet prezent në çdo detaj.

Teksti origjinal i dramaturgut italian Giuseppe Della Misericordia është përshtatur nga regjisori Naser Shatrolli. Në shfaqje, komedia dhe ironia ndërthuren me reflektime mbi pushtetin dhe artin, duke krijuar një histori ku teatri përballet me autoritetin përmes situatave absurde dhe simbolike.

Në skenë interpretojnë emra të njohur të teatrit shqiptar: Bujar Asqeriu, Marius Dhrami, Rajmonda Shundi dhe Adelina Muça, të cilët sjellin me intensitet dhe finesë personazhet e veprës. Skenografia dhe kostumografia nga Sara Doda sjellin një koncept vizual të thjeshtë, por të fuqishëm, ndërsa muzika e Endri Sinës dhe asistenca regjisoriale e Maria Brokshit kompletojnë shfaqjen.

Shfaqja do të vijojë të jetë në repertorin e Teatrit Metropol edhe të shtunën dhe të dielën, duke ofruar për publikun një eksperiencë ku komedia bashkëjeton me reflektimin mbi realitetet shoqërore dhe artistike.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro: Konkursi i gjuhës shqipe, emocione të veçanta për nxënësit

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, duke vlerësuar këtë nismë, u shpreh se bëhet fjalë për një përballje me fjalën, interpretimin…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Konkursi i gjuhës shqipe, emocione të veçanta për nxënësit

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, duke vlerësuar këtë nismë, u shpreh se bëhet fjalë për një përballje me fjalën, interpretimin…