Gonxhja: Peter Michael Garst, artist dhe humanist që prej dekadash ka lidhur Zvicrën me Shqipërinë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja nderoi me një medalje mirënjohjeje dirigjentin Peter Michael Garst, i cili dirigjoi Orkestrën Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në koncertin “Mozart & Beethoven”, që u shfaq mbrëmjen e djeshme në TKOB.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja vlerësoi se “në hapje të koncertit simfonik, ndamë një histori të jashtëzakonshme, një biografi humanizmi, arti e miqësie të sinqertë, që prej dekadash e ka lidhur Zvicrën me Shqipërinë. Është historia e Maestro Peter Michael Garst dhe e Fondacionit “Zvicra Ndihmon Shqipërinë”.

Me një lidhje të veçantë me vendin tonë, Garst për 16 vjet ka mbështetur shkollat rurale në kohët më sfiduese të tranzicionit, duke u bërë për shumë komunitete një dorë e sigurt shprese dhe zhvillimi. Kontributi i tij humanitar ka prekur mijëra jetë.

Ai ka ngritur shkolla në zonat më të izoluara, duke u dhënë fëmijëve mundësinë të arsimohen pranë shtëpisë dhe ka sjellë infrastrukturën për ujin e pijshëm atje ku kjo nevojë bazë mungonte prej brezash. Në ditët e vështira të eksodit kosovar, ai ngriti çadra humanitare për familjet që gjetën strehë në Shqipëri.

Këto vepra të mëdha u bënë realitet falë humanizmit të tij, falë përkushtimit të palodhur të fondacionit, falë miqve e donatorëve që besuan. Por mbi të gjitha, falë mbështetjes së një familjeje të jashtëzakonshme, veçanërisht bashkëshortes së tij, Martha, e cila ka qenë gjithmonë pjesë e këtij misioni njerëzor.

Maestro Garst ka lënë një gjurmë po aq të thellë edhe në botën e muzikës. I formuar nga mjeshtër si Rafael Kubelik dhe Igor Markevich, karriera e tij është shtrirë në skena të Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, Italisë e Spanjës, me një repertor që përfshin nga klasikët e deri te Verdi, Mahler e Schönberg.

Dhe me këtë koncert, ai kurorëzon rrugëtimin e tij të gjatë artistik, duke përshëndetur Tiranën dhe Shqipërinë që e do kaq shumë e duke korrur një falënderim të thellë për gjithë atë që ai ka dhënë mes artit e solidaritetit.

Dirigjenti Peter Michael Garst u lind në Worms, Gjermani, dhe ka shërbyer si dirigjent kori, dirigjent skenik dhe drejtor kori në Teatrin e Operës së Zyrihut.

Më pas, ka qenë drejtor muzikor i operave, operetave dhe muzikaleve në Stadttheater Winterthur, Zvicër.

Karriera e tij përfshin koncerte në qytete të ndryshme të Zvicrës (Berne, Solothurn, Aarau, Lucerne, Burgdorf, Konstanz), si dhe shfaqje dhe opera simfonike në teatro të njohura të Gjermanisë, Austrisë, Italisë dhe Spanjës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia