Mersini merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiake e Vlorës, përfaqësues të bizneseve protestë për aksionin e IMT-së

Brunilda Mersini mori sot zyrtarisht detyrën si kryetare e bashkisë së Vlorës.


Brunilda Mersini mori sot zyrtarisht detyrën si kryetare e bashkisë së Vlorës.

Ceremonia e marrjes së detyrës u organizua në teatrin “Petro Marko” ku të pranishëm ishin drejtuesi politik i qarkut të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi dhe këshilltarët bashkiakë socialistë teksa kanë munguar ata nga opozita.

Në fjalën e saj Mersini tha se “kjo detyrë është mision dhe përgjegjësi dhe falënderim për qytetarët e Vlorës, të cilat në vite kanë besuar vizionin e kryeministrit Edi Rama. Së bashku me qytetarët dhe çdo njeri që do të jetë partner në punën tonë do të krijojmë një frymë bashkëpunimi për t’i çuar përpara të gjithë projektet dhe të thithim projekte të reja në një qytet që do të jetë porta e re e Europës së bashku aeroportin”.

Mersini e cila u zgjodh kryebashkiake në zgjedhjet e pjesshme vendore në 9 nëntor, kërkoi gjithashtu bashkëpunimin e anëtarëve të këshillit bashkiak për të çuar përpara projektet për Vlorë.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve në Vlorë kanë protestuar përpara bashkisë kundër aksionit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), për lirimin e hapësirave publike.

Sipas bizneseve, vendimet e fundit të IMT Vlorë për lirimin e hapësirave publike po prekin drejtpërdrejt investimet, punësimin dhe ekonominë e qytetit. Ata kërkojnë transparencë për arsyen e prishjes së investimeve, të vendoset sa më parë në dispozicion projekti zyrtar, me harta, faza dhe shpjegime teknike, sa kohë zgjat dhe si planifikohet të zbatohet ndërhyrja si dhe të saktësohet kush i mban kostot që lindin nga prishjet, zhvendosjet dhe ndërprerja e aktivitetit ekonomik.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mersini merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiake e Vlorës, përfaqësues të bizneseve protestë për aksionin e IMT-së

Brunilda Mersini mori sot zyrtarisht detyrën si kryetare e bashkisë së Vlorës.

Global 360

Osmani: 28 dhjetor, mbahen zgjedhjet në Kosovë

Më 28 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, njofton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Mersini merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiake e Vlorës, përfaqësues të bizneseve protestë për aksionin e IMT-së

Brunilda Mersini mori sot zyrtarisht detyrën si kryetare e bashkisë së Vlorës.