Kurti: Paradoksi i zgjerimit të BE, aplikimi i Kosovës mbetet i bllokuar për tre vjet

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, i mbajtur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.


Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, i mbajtur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Në këtë samit ishin të pranishëm liderë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos.

Në fjalën e tij, Kurti përgëzoi Shqipërinë për avancimin drejt BE-së dhe theksoi rëndësinë historike të hapjes së të 33 kapitujve të negociatave. Ai përmendi progresin e Kosovës në sundimin e ligjit, duke theksuar renditjen e vendit tonë në vendin e tretë në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore sipas Indeksit të Botës për Sundimin e Ligjit, si dhe faktin se Kosova është konsideruar si vendi më i sigurt në rajon me kriminalitetin më të ulët dhe progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit.

Kurti vuri në pah rritjen ekonomike të Kosovës dhe heqjen nga listat e vendeve të brishta nga Banka Botërore dhe FMN-ja. Megjithatë, ai kritikoi masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës, duke kërkuar heqjen e tyre dhe dhënien e statusit të kandidatit, që sipas tij, Kosova e meriton dhe është e përgatitur për të.

“Të flasësh për urgjencë në zgjerim, ndërkohë që aplikimi i Kosovës mbetet i bllokuar për tre vjet, është një paradoks”, tha Kurti. Ai theksoi rëndësinë e reformave dhe përparimin e nevojshëm për zbatimin e Axhendës së Reformave të Planit të Rritjes.
Kurti gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për integrimin në tregun e vetëm të BE-së dhe përparimin në lëvizshmërinë dhe tregtinë rajonale. Ai përmendi sektorët kyç të identifikuar në Samitin e Shkupit si pjesë e Autostradës së Tregut të Vetëm, duke përfshirë Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, mbrojtjen dhe bujqësinë.

Ai theksoi gjithashtu potencialin e Kosovës në transformimin ekonomik digjital dhe çmimin më të ulët të energjisë elektrike në rajon, duke e cilësuar vendin si një qendër të fortë potenciale për fabrikat e Inteligjencës Artificiale të BE-së.

Në përfundim, Kurti njoftoi planet për mobilizimin e të paktën një miliard euro investime kapitale në vit për projekte strategjike dhe theksoi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe korridoreve rajonale për avancimin e integrimit ekonomik. /Kosovapress/

Lexo më shumë nga

Gogu mbledh krerët e institucioneve të drejtësisë: Sfidë qëndrueshmëria e reformës në drejtësi

Dymbëdhjetë muajt në vijim do të jenë vendimtarë për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu mbledh krerët e institucioneve të drejtësisë: Sfidë qëndrueshmëria e reformës në drejtësi

Dymbëdhjetë muajt në vijim do të jenë vendimtarë për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.