KKIE, takim për përafrimin e kuadrit të të drejtave të njeriut me standardet e BE-së

Këshilli Kombëtar i Integrimin Europian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA) organizuan sot një takim ndërgjegjësues me përfaqësues të institucioneve, botës akademike dhe organizatave të shoqërisë civile, pjesë e KKIE-së.


Këshilli Kombëtar i Integrimin Europian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA) organizuan sot një takim ndërgjegjësues me përfaqësues të institucioneve, botës akademike dhe organizatave të shoqërisë civile, pjesë e KKIE-së.

Takimi i konceptuar si një forum për dialog midis deputetëve të Kuvendit, institucioneve publike, botës akademike dhe shoqërisë civile mbi përafrimin e kuadrit të të drejtave të njeriut të Shqipërisë me standardet e BE-së, pati një fokus të veçantë në çështjen e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe llogaridhënien institucionale.

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla theksoi rëndësinë e takimit në një moment vendimtar në procesin e integrimit europian të vendit, kur tashmë Shqipëria ka hapur zyrtarisht të gjithë grupkapitujt e negociatave me Bashkimin Europian.

Balla nënvizoi faktin se tashmë ajo që shihej si ambicie e largët, është shndërruar në një realitet konkret pune dhe Shqipëria ka hapur të gjithë grup-kapitujt brenda një viti, duke u bërë ndër vendet me ritmin më të shpejtë të ecurisë negociuese në historinë e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Sipas tij, kjo është dëshmi jo vetëm e punës dhe vendosmërisë së institucioneve, por mbi të gjitha e mbështetjes së jashtëzakonshme të qytetarëve shqiptarë, pasi mbi 90% e tyre, e shohin të ardhmen e vendit brenda BE-së.

Balla theksoi se në thelb të transformimit që do të shoqërojë procesin e integrimit qëndrojnë të drejtat e njeriut, të cilat sipas tij nuk janë thjeshtë standarde që duhen plotësuar për të përmbushur kriteret e BE-së, por vetë themeli i shtetit demokratik.

Duke iu referuar Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025 dhe Raportit të Shtetit të së Drejtës, Balla nënvizoi se vendi ka bërë progres të prekshëm, si dhe vlerësoi se Kuvendi ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit.

Duke u ndalur në masat e marra, Balla përmendi ngritjen e dy komisioneve të përhershme parlamentare, që kanë për objekt pune, avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të institucioneve të pavarura për të garantuar zbatimin e rekomandimeve të lëna nga Kuvendi, por dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të procesit të integrimit.

Balla u ndal dhe në ligjin e sapomiratuar për barazinë gjinore, si dhe nismën e ndërmarrë në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të gazetarëve dhe pavarësisë së medias nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjeteve të Informimit Publik, i cili ka ngritur një grup pune me ekspertë vendas dhe të huaj nga Këshilli i Europës, për të hartuar paketën ligjore për mediet.

Balla informoi se tashmë Kuvendi ka hyrë në fazën përfundimtare të proceseve të zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, dy institucione kyçe në arkitekturën e të drejtave të njeriut. Integrimi, sipas tij, “është një proces transformues i të gjithë shoqërisë, që kërkon një dialog sa më të gjerë dhe përfshirjen sa më shumë të qytetarëve në njohjen e reformave integruese”.

Më tej Gledis Gjipali, koordinator i Konventës Kombëtare për Integrimin Europian në Shqipëri/ drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, vlerësoi bashkëpunimin e mirë ndër vite me KKIE, për trajtimin e çështjeve të veçanta dhe të ndjeshme për shoqërinë shqiptare dhe rrugën transformuese që do të sjellë procesi.

Duke nënvizuar rolin që ka shoqëria civile për të sjellë shqetësimet apo sugjerimet e aktorëve të ndryshëm të interesit pranë institucioneve kryesore në procesin e integrimit europian, Gjipali vlerësoi punën e Kuvendit për krijimin e një platforme interaktive të konsultimit publik.

Ai vlerësoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit dhe angazhimit në proces edhe nga ana e shoqërisë civile, për të bërë të mundur të garantohet gjithëpërfshirja dhe vendimmarrja të shtrihet edhe tek grupet e interesit që kanë potencialin e duhur për të kontribuar.

Ndërsa Ivan Štefanec, ish-deputet dhe eurodeputet sllovak, vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria dhe nënvizoi rëndësinë që ka mbështetja e qytetarëve shqiptarë për ta parë të ardhmen e vendit brenda BE-së.

Štefanec theksoi rëndësinë e forcimit të rolit të Kuvendit për monitorimin e procesit të negociatave dhe punës së qeverisë, por dhe çuarjen përpara të procesit.

Ai vlerësoi arritjet e shënuara nga Reforma në Drejtësi dhe nismën e marrë për krijimin e të parit portofol qeveritar virtual, i mundësuar nga inteligjenca artificiale, që do të jetë përgjegjës për të gjitha prokurimet publike.

Po ashtu, Štefanec theksoi se pavarësisht arritjeve mbresëlënëse që janë arritur, duhet të vijohet të tregohet vëmendje në drejtim të pavarësisë së gjyqësorit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, lirinë e medias, garantimin e aksesit nga të gjithë qytetarit të shërbimeve on-line dhe forcimin e llogaridhënies dhe garantimin e transparencës institucionale.

Në pjesën e dytë të takimit, Nirvana Deliu, drejtoreshë e projektit Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) paraqiti disa rekomandime të dala nga konsultimet me shoqërinë civile dhe ekspertët lidhur me çështje të të drejtave të njeriut.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Lamallari: Konsolidimi i Reformës në Drejtësi dhe kompensimi i pronarëve, prioritete për vitin 2026

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari deklaroi sot në Kuvend se buxheti 2026 synon konsolidimin e Reformës në Drejtësi duke garantuar…

Global 360

Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu sot përkushtimin për ta sjellë Shqipërinë në BE ndërsa vendi hapi…

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lamallari: Konsolidimi i Reformës në Drejtësi dhe kompensimi i pronarëve, prioritete për vitin 2026

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari deklaroi sot në Kuvend se buxheti 2026 synon konsolidimin e Reformës në Drejtësi duke garantuar…