Krasniqi: AMA e përkushtuar ndaj mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe informimit

Në një tryezë të organizuar nga SCiDEV dhe Faktoje.al, me temë “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Shqipëri: Midis përparimit dhe ngecjes – Reflektime mbi Raportin e BE-së 2025 dhe rruga drejt llogaridhënies”, u diskutuan sfidat dhe arritjet e vendit në këtë fushë, si dhe prioritetet për vitin 2026.


Në një tryezë të organizuar nga SCiDEV dhe Faktoje.al, me temë “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Shqipëri: Midis përparimit dhe ngecjes – Reflektime mbi Raportin e BE-së 2025 dhe rruga drejt llogaridhënies”, u diskutuan sfidat dhe arritjet e vendit në këtë fushë, si dhe prioritetet për vitin 2026.

Në tryezë të pranishëm ishin deputetja e PD, Jorida Tabaku, Deputeti i Partisë “Mundësia” Erald Kapri. Po ashtu të pranishëm ishin dhe përfaqësues të botës akademike, si dhe përfaqësues të mediave, dhe organizatave mediatike në vend. Po ashtu i pranishëm ishte dhe Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos

Të pranishmit ndan mendime dhe shkëmbyen ide mbi pikat kyçe të Raportit të Bashkimit Evropian 2025, duke u fokusuar mbi lirinë e shprehjes dhe të drejtën për informim si të drejta themelore të qytetarëve.

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi,theksoi se, “Liria e Shprehjes dhe e Drejta për Informim janë dy shtylla kryesore të punës sonë. Nuk bëhet fjalë vetëm për vitin 2025, por për të gjithë agjendën tonë afatgjatë, ku kemi punuar për ruajtjen e paprekur të këtyre të drejtave”.

Krasniqi përmendi disa nga arritjet më të rëndësishme të AMA-s si transparenca e Strukturës Pronësore dhe Pronarit Përfitues të mediave audio dhe audiovizive, me të dhëna të aksesueshme lehtësisht në faqen zyrtare të AMA-s;funksionimi i AMA-s si ent plotësisht i pavarur, i dëshmuar nga vendimet e arritura me konsensus dhe pa konteste; nxitja e procesit të Matjes së Shikueshmërisë për mediat audiovizive dhe përshtatjet ligjore me aktet e Bashkimit Evropian, që synojnë rregullimin e mëtejshëm të tregut audio/audioviziv.

Kryetarja e AMA-s nënvizoi gjithashtu se institucioni do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim për të çuar përpara proceset e nisura, si dhe për çdo kontribut që shërben misionit të tij në ruajtjen dhe promovimin e lirisë së medias dhe të shprehjes në vend.

Tryeza ofroi një hapësirë dialogu konstruktiv për të reflektuar mbi sfidat aktuale dhe për të diskutuar mënyrat e avancimit të standardeve të mediave në Shqipëri, në përputhje me rekomandimet dhe praktikat e Bashkimit Evropian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë