Dhuratat simbolike dhe torta e festimit, momenti historik i Shqipërisë drejt BE-së

Shqipëria mbërriti sot në një moment historik në procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, me hapjen e Grup-Kapitullit V “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, që u mbajt sot në Bruksel.


Shqipëria mbërriti sot në një moment historik në procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, me hapjen e Grup-Kapitullit V “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, që u mbajt sot në Bruksel.

Ky është grupkapitulli i fundit që hapet për vendin tonë dhe përfaqëson një pikë kthese strategjike, pasi përmbyll formalisht fazën e hapjes së 33 kapitujve të negociatave brenda një periudhe vetëm njëvjeçare, duke u bërë një prej vendeve me ecurinë më të shpejtë dhe më koherente në rajon në këtë proces.

Kryeministri Edi Rama, ishte në krye të delegacionit shqiptar, së bashku me ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve përgjegjëse, me një axhendë që synon të përcjellë gatishmërinë, maturinë dhe ambicien e Shqipërisë në fazën e re të negociatave.

Pas përfundimit të punimeve, kryeministri Rama, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës Marie Bjerre (Presidenca e radhës e BE-së) mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Marie Bjerre, Ministre e Punëve të Jashtme të Danimarkës falënderoi kryeministrin Rama, për bashkëpunimin gjatë këtij 6-mujori.

“Dua t’ju falënderoj, Kryeministër Rama, për bashkëpunimin gjatë këtij 6-mujori. Është vërtetë mbresëlënëse sesa shpejt po jepni rezultate. Gjithçka mund të them është vazhdoni kështu dhe do të jeni pjesë e BE më shpejt sesa vonë”, tha ajo.

Ndërsa Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos u shpreh se, “jemi të përkushtuar, jam personalisht e përkushtuar t’ju mbështes të ndërtoni një të ardhme të begatë për të gjithë shqiptarët në shtëpinë e tyre në Bashkimin Europian”.

Kryeministri Edi Rama falënderoi Komisioneren për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos dhe ministren e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre për mbështetjen e tyre në këtë rrugëtim të Shqipërisë.

“Dua të falënderoj me gjithë zemër, dy persona të jashtëzakonshëm në të majtën time, Marie dhe Marta. Marinë për transformimin e fjalëve të presidencës daneze në vepra, kur vjen fjala për zgjerimin, duke mbështetur e duke inkurajuar për të ecur përpara, dhe Marta që është kampione e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, e po kështu të të gjithë Ballkanit Perëndimor, me zjarr dhe një vullnet të fortë që na bën të gjithëve të ndihemi përplotë energji dhe në borxh, në qoftë se nuk realizojmë në kohën e duhur”, tha Rama.

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos gjithashtu pati edhe një dhuratë për kreun e qeverisë. Kos tregoi një kanoçe të dekoruar Coca – Cola që kryeministri Rama ia dhuroi dhjetorin e kaluar. Sot komisionerja Kos i dhuroi kryeministrit tortën e festimit për hapjen e të gjithë kapitujve.

“Një herë e një kohë ishte dhurata më e gëzuar edhe kur ta jepnin bosh” dhe çka është më tepër ka edhe skicimet tuaja të printuara aty sipër, pra është puna juaj. Për ta kremtuar këtë moment kemi kthyer dhuratën tuaj në tortën e festimit”, tha Kos.

“E tani mund të hamë dhe tortë. Duhet të festojmë dhe më shumë. 6 grup kapituj të hapur, të gjithë kapitujt e hapur, është diçka për tu kremtuar. Urime Shqipëri!”, u shpreh Kos.

Më pas edhe kryeministri i dhuroi komisioneres Kos dhe ministres daneze Bjerre një shishe vere tradicionale shqiptare.

“Faleminderit Marta, kur vjen fjala për grup-kapituj, kapituj e piketa e gjithë këto gjëra neurotike mund të na habisni, por kur bëhet fjalë për dhurata e për ëmbëlsira nuk e bëni dot. Kështu që më lini të shtoj diçka që mungon aty. Silleni ju lutem. Dhe nuk ëhstë e orkestruar”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj: Digjitalizimi i filmave kombëtarë, trashëgimi për brezat e rinj

Presidenti Bajram Begaj vizitoi sot Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.

Global 360

Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu sot përkushtimin për ta sjellë Shqipërinë në BE ndërsa vendi hapi…

Diplovista

Rama për ”Corriere della Sera”: Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin

Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj: Digjitalizimi i filmave kombëtarë, trashëgimi për brezat e rinj

Presidenti Bajram Begaj vizitoi sot Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.