Gonxhja: Shqipëria për herë të parë aktivitete kulturore në Serbi

Aktivitetet kulturore dhe patriotike do të mbahen nga data 28 nëntor deri në 10 dhjetor.


Për herë të parë, Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe me asistencën e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, po organizon një seri aktivitetesh kulturore, artistike dhe identitare në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak, me rastin e Festave të Nëntorit.

Lajmin e dha ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se, kjo nismë vjen menjëherë pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit në shtator, si dhe pas vizitave zyrtare të zhvilluara këtë vit në Luginën e Preshevës, të cilat u realizuan nën kujdesin dhe vëmendjen e posaçme të Kryeministrit Edi Rama.

Gjatë këtyre vizitave, nënvizoi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale, “u thellua dialogu me komunitetin shqiptar, institucionet lokale, dhe të rinjtë që mbajnë gjallë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë në Luginë”.

Gonxhja thekson se, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit mbetet plotësisht e përkushtuar të forcojë bashkëpunimin me Preshevën dhe të gjithë Luginën, duke mbështetur nismat kulturore, panairin e librit, artistët e rinj, aktivitetet komunitare dhe çdo përpjekje që ruan, zhvillon dhe promovon identitetin shqiptar.

Sipas kalendarit, aktivitetet kulturore dhe patriotike do të mbahen nga data 28 nëntor deri në 10 dhjetor.

Lexo më shumë nga

Pirdeni: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

Ministrja e Administratës dhe Antikorrupsionit, Adea Pirdeni tha sot se Shqipëria ka arritur të hapë 33 kapitujt në një kohë…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pirdeni: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

Ministrja e Administratës dhe Antikorrupsionit, Adea Pirdeni tha sot se Shqipëria ka arritur të hapë 33 kapitujt në një kohë…