Kumbaro: Transport për 38 mijë nxënës dhe libra falas për 236 mijë në vitin 2026

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro po prezanton ditën e sotme buxhetin 2026 në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet ku theksoi se “ky buxhet ka rritje të ndjeshme të fondeve për mësuesit, për infrastrukturën shkollore, për digjitalizimin dhe lidhjen e teknologjisë me procesin e të nxënit”.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro po prezanton ditën e sotme buxhetin 2026 në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet ku theksoi se “ky buxhet ka rritje të ndjeshme të fondeve për mësuesit, për infrastrukturën shkollore, për digjitalizimin dhe lidhjen e teknologjisë me procesin e të nxënit”.

“Kam nisur detyrën time duke shkelur në territor, për të kuptuar më mirë dinamikat e sektorit dhe problematikat, e për të mos pasur një komunikim me ju vetëm përmes shkresave” , u shpreh Ministrja Kumbaro ndaj anëtarëve të Komisionit.

Sa i takon buxhetit të vitit 2026, Kumbaro përsëriti se është buxheti më i lartë ndonjëherë nominal për arsimin.

“Buxheti i vitit 2026 për arsimin nuk është thjesht një dokument financiar, por një angazhim politik dhe shoqëror për të garantuar që çdo fëmijë, nxënës dhe student në Shqipëri të ketë mundësi të barabarta për arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe emancipues. Ky është buxheti më i lartë historik për arsimin shqiptar, një dëshmi konkrete e vullnetit politik për ta kthyer arsimin në prioritet kombëtar.

Kumbaro vuri në dukje se rritje të fondeve do të kemi edhe për kërkimin shkencor, ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, si dhe infrastrukturën e re për hapësirat universitare, jo më pak të rëndësishme janë zërat e buxhetit për gjithëpërfshirjen dhe mbështetjen sociale të nxënësve e studentëve.

“Ky buxhet nuk njeh thjesht shifra, por histori njerëzore: historinë e mësuesit që paguhet më mirë, që kualifikohet dhe përditësohet me kurrikula e metoda mësimdhënieje të reja; të nxënësit që mëson në shkolla të rindërtuara ose krejt të reja dhe të pajisura me mjete motivuese; të studentit që ka akses në laboratorë dhe në programe që synojnë ndërkombëtarizmin; të prindit që sheh fëmijën të rritet në një mjedis arsimor më të drejtë dhe më të sigurt. Në një kohë kur ekonomia po rritet dhe kërkesat e tregut të punës po ndryshojnë me shpejtësi, arsimi është ura jonë drejt së ardhmes. Buxheti i vitit 2026 është projektuar për të forcuar këtë urë duke lidhur dijen me inovacionin, shkollën me komunitetin dhe arsimin me zhvillimin ekonomik e social të vendit”, u shpreh Kumbaro në lidhje me buxhetin e arsimit për vitin 2026.

Kumbaro bëri të ditur se “projektbuxheti i vitit 2026 për Ministrinë e Arsimit është planifikuar në shumën 64 miliardë e 865 milionë lekë ose 648,6 milionë euro, me një shtesë prej 2 miliardë e 845 milionë lekë (28,4 milionë euro) ndaj buxhetit fillestar të vitit 2025, ose një rritje prej 4,6% më shumë se buxheti fillestar i vitit 2025. Ky është buxheti më i lartë historik nominal për arsimin. Por është e rëndësishme të themi se Sektori i Arsimit mbështetet edhe nga aktorë të tjerë, duke e rritur ndjeshëm financimin real. Në total, këto fonde të injektuara së bashku me buxhetin e Ministrisë së Arsimit për vitin 2026 arrijnë vlerën rreth 90 miliardë lekë ose mbi 900 milionë euro, duke e rritur peshën e sektorit në: 10,1% të shpenzimeve publike ,” u shpreh Kumbaro.

Në lidhje me rritjen e pagave, Kumbaro tha se “edhe në vitin 2026 do të vijojë rritja e pagave për te gjithë punonjësit duke ndjekur një politikë të re pagash, që e kombinuar me rritjen e pagës minimale, i shton gati 100 milionë euro, qysh në vitin e parë 2026, shumës që mandati i katërt do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore, e konkretisht: 10,600 punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, protokollistë, arkivistë, magazinierë në shkallë vendi do të përfitojë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja në muaj, ku përfshihen edhe të gjithë punonjësit mbështetës të sektorit të arsimit”.

Kumbaro informoi se për rreth 715 punonjës specialistët të administratës publike të Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve të saj të varësisë, rritja do të jetë 5 mijë lekë/muaj ose 60 mijë lekë në vit.

“Ndërsa mësuesit, edhe pas rritjes së madhe të vitit të kaluar, do të përfitojnë sërish në vitin 2026 një shtesë prej 36 mijë lekë të reja në vit, ose 3 mijë lekë të reja më shumë në çdo muaj. Në kuadër të shpenzimeve të personelit/paga, krahas fondeve të përgjithshme për pagat dhe sigurimet shoqërore të punonjësve në sistemin arsimor Parauniversitar dhe aparatit të ministrisë, përfshihen edhe kategori të veçanta punonjësish që mbështesin politikat gjithëpërfshirëse dhe zhvillimin cilësor të arsimit. Konkretisht janë: Mësuesit ndihmës për fëmijët me aftësi ndryshe – numri i tyre parashikohet të arrijë në rreth 3,000 në të gjithë shkollat. Punonjësit psikologë dhe psiko-socialë, Oficerët e sigurisë në shkolla, mësuesit praktikantë, koordinatorët e cilësisë dhe të karrierës të cilët janë 664 punonjës mësimorë, të cilët kryejnë rolin e koordinatorit të cilësisë dhe karrierës në arsim si edhe pagesat për orët e punës/honorarët për të gjithë punonjësit mësimore që do të angazhohen në programet pas-shkollore (after school) programi Arte & Zeje e Sport, shkolla qendër komunitare apo projekti ekipet sportive në shkolla, i cili do të bashkë koordinohet me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit”, nënvizoi Kumbaro.

Sa i takon krahasimit me vendet e rajonit në lidhje me buxhetin e arsimit, Kumbaro u shpreh se “nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit, pjesa e buxhetit të arsimit në raport me shpenzimet publike në Shqipëri është pothuajse në të njëjtat nivele, e madje në disa raste më e lartë, me mesataren rajonale. Siç thashë, Shqipëria shpenzon 10,13% të shpenzimeve publike për arsimin, kur këto shifra i kemi 9,6% në Serbi, 9,4% në Bosnje-Hercegovinë apo 9,1% në Malin e Zi”.

Ministrja Kumbaro tha se ‘përmes buxhetit mbulohet transporti për rreth 38 mijë nxënës që banojnë mbi 2 km nga shkolla dhe për rreth 12 mijë mësues që ushtrojnë detyrën në distancë mbi 5 km deri në 50 km nga vendbanimi, me një kosto 12,5 milion euro”.

Sipas saj, në politikat e qeverisë për këtë 4-vjeçar është planifikuar që ky shërbim të centralizohet përmes një agjencie shtetërore, për të siguruar shërbim të garantuar, të sigurtë dhe me mjete të standardeve më të larta për sigurinë e nxënësve dhe mësuesve.

“Një tjetër drejtim i rëndësishëm është mbulimi i shpenzimeve për tekstet shkollore falas për rreth 236 mijë nxënës nga klasa e parë në klasën e nëntë si dhe për afro 12 mijë nxënës nga shtresat sociale në nevojë në arsimin e mesëm të lartë, me një buxhet prej 1 miliard lekë ose 10 milion euro”, sqaroi Ministrja Kumbaro gjatë prezantimit të buxhetit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Malaj: Nuk do të ketë rritje taksash apo ndryshime në normat tatimore në vitin 2026

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se paketa fiskale për vitin 2026 nuk parashikon rritje të taksave apo ndryshime…

Global 360

Meloni: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë. Ky nuk është zgjerim, por ribashkim i Evropës

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi sot se “pas pak ditësh do të hapet kapitulli i fundit për negociatat për…

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj: Nuk do të ketë rritje taksash apo ndryshime në normat tatimore në vitin 2026

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se paketa fiskale për vitin 2026 nuk parashikon rritje të taksave apo ndryshime…