Meloni: Marrëveshja për emigrantët me frymë evropiane, të vendosur të vazhdojmë përpara

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama sot në Romë, u ndal edhe tek marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, duke e cilësuar atë “një marrëveshje me frymë të thellë evropiane”.


Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama sot në Romë, u ndal edhe tek marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, duke e cilësuar atë “një marrëveshje me frymë të thellë evropiane”.

“Sa i takon sigurisë fokusi po kaq marrëveshjeve të rëndësishme do ta fuqizojnë luftën kundër trafikut të drogës apo sigurisë kibernetike janë hallka shumë të rëndësishme që kalon nga një vizion, ai i të përballuarit së bashku të fenomenit të emigracionit, gjë të cilën e kemi diskutuar gjatë me kryeministrin Rama për Protokollin tonë me Shqipërinë, për të cilin edhe një herë do të doja të falënderoja Kryeministrin dhe qeverinë e tij, por edhe gjithë popullin shqiptar, pasi ajo që u tregua në aktin e nënshkrimit të këtij protokolli është fakti që Shqipëria sillet tashmë si një vend anëtar i BE-së dhe që vetëm me solidaritetin ndaj vendeve me të cilët bashkëpunon mund të shihet”, theksoi Meloni.

Meloni u shpreh se “kam gjykuar dhe vazhdoj të gjykoj që Protokolli që ne kemi nënshkruar është një marrëveshje me frymë të thellë evropiane, sepse vë theksin tek fakti që fenomeni migrator është një fenomen mbarevropian dhe vetëm falë bashkëpunimit të shteteve anëtare të BE-së por edhe mes kësaj të fundit dhe vendeve të tjera jashtë BE-së”.

Një protokoll, vijoi Meloni, i cili vë theksin në një protokoll novator që ka ngjallur interesin e shumë vendeve të tjera siç dihet sigurisht jo të gjithë arritën ta kuptonin vlefshmërinë e këtij modeli.

“Shumë ishin ata që punuan për të frenuar apo bllokuar atë, por ne jemi të vendosur të vazhdojmë përpara më tej sepse sipas nesh ky mekanizëm ka potencialin e ndryshimit që quhet paradigma e flukseve migratore. Ky është një nga shembujt që ne mund të sjellim për sa është tashmë i pjekur dialogu mes nesh se sa Italia dhe Shqipëria edhe në arenat ndërkombëtare vazhdojnë të kenë një vizion të përbashkët”, tha Meloni.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…