
Rritja e pagës minimale, biznesit i subvencionohet kostoja prej 1 miliard lekësh
Qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë pagën minimale në 50 mijë lekë nga 1 janari 2026, një vendim që prek mbi 307 mijë punonjës, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë pagën minimale në 50 mijë lekë nga 1 janari 2026, një vendim që prek mbi 307 mijë punonjës, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.
Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se për të mbështetur bizneset dhe për të lehtësuar ndikimin financiar të rritjes së pagës minimale, qeveria do të subvencionojë për 9 muajt e parë një shumë prej 1 miliard lekësh.
Sipas tij, subvencionimi do t’u kompensohet kompanive për shpenzimet shtesë që burojnë nga rritja e pagës minimale për kontributet shoqërore për punonjësit privatë gjatë këtij periudhe.
“Pjesa e kontributit të sigurimeve shoqërore do të kompensohet nga shteti dhe shuma e parashikuar është 1 miliard lekë. Do t’u kompensohet ndërmarrjeve ose punonjësve privat për 9 muajt e parë të 2026-ës”, tha ministri.
Burimi ATSH



















