Avancojnë punimet në aksin Berat-Ballaban

Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij aksi rrugor që lidh qarkun e Beratit me qarkun e Gjirokastrës, duke përshkuar një peizazh të mrekullueshëm natyror.


Punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm.

Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij aksi rrugor që lidh qarkun e Beratit me qarkun e Gjirokastrës, duke përshkuar një peizazh të mrekullueshëm natyror.

“Vijojnë punimet në rrugën Berat–Ballaban, një aks rrugor me rëndësi strategjike, që lidh qarkun e Gjirokastrës me atë të Beratit dhe përshkon një peizazh të mrekullueshëm natyror”, u shpreh Rama.

Ndërtimi i këtij segmenti do të shkurtojë kohën dhe distancën e udhëtimit, duke e bërë më të lehtë qarkullimin përgjatë aksit Leskovik-Përmet-Këlcyrë-Memaliaj-Berat, një itinerar me potencial të madh për turizmin natyror dhe kulturor.

Sipas planifikimeve, duke nisur nga viti i ardhshëm, rruga Berat-Ballaban do të kthehet në një arterie të rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Aksi nis në dalje të qytetit të Beratit dhe përfundon pranë urës së Ballabanit, duke lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë disa zona rurale me potencial të lartë zhvillimi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Reise Reporter”: Lumi i Shalës si Tajlanda, perlë natyrore europiane

“Ujëra të kristalta që të rrëmbejnë, shkëmbinj të lartë, natyrë e paprekur: Ajo që ju pret në lumin e Shalës…

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Reise Reporter”: Lumi i Shalës si Tajlanda, perlë natyrore europiane

“Ujëra të kristalta që të rrëmbejnë, shkëmbinj të lartë, natyrë e paprekur: Ajo që ju pret në lumin e Shalës…