Rama: “Paqja fiskale”, kapitull i ri besimi mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Paqja fiskale” e parashikuar në projektbuxhetin 2026 është një kapitull të ri besimi e bashkëpunimi mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Paqja fiskale” e parashikuar në projektbuxhetin 2026 është një kapitull të ri besimi e bashkëpunimi mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore.

Përmes një videomesazhi nga selia e Partisë Socialiste, Rama u shpreh se ashtu siç është shkruar në programin që paraqitëm para zgjedhjeve, paketa fiskale e parashikuar qysh në buxhetin e vitit të ardhshëm po hap një kapitull të ri mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore.

“Zgjedhjet kanë mbaruar dhe këtë po ua kujtoj atyre që thoshin: ‘premtoni për vota dhe pastaj harroni’. Por, ja ku jemi nuk kam zgjedhje përpara dhe ne jo vetëm nuk premtojmë thjesht për vota, jo vetëm nuk harrojmë, por ato 83 mandatet e atij besimi të jashtëzakonshëm që morëm nga njerëzit na kanë vënë në pozita pune si kurrë më parë. Çfarë jam zotuar e konsideroj minimumin e borxhit moral të PS-së ndaj shqiptarëve”, u shpreh Rama.

“Paqja fiskale” e promovuar gjatë procesit elektoral, sipas kryeministrit, “është tanimë një paketë e shkruar dhe e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin dhe rritur besimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes, e po ashtu anasjelltas”.

“Do të mbyllim çështjet e vjetra pikërisht për t’i dhënë krah këtij besimi dhe për të forcuar këtë bashkëpunim. Procesi do të realizohet në dy forma kryesore”, tha Rama.

Së pari, kryeministri informoi se do të ofrohet një falje për të gjithë sipërmarrjet me detyrime të prapambetura”.

“Parashikohet falje a fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara që u përkasin periudhave më të hershme se 10 vite të regjistruara në llogaritë tatimore të subjekteve. Fshirje 50% e detyrimeve për periudhat 5 deri në 10 vite nëse shuma e mbetur paguhet njëherësh brenda një afati të përcaktuar së bashku me fshirjen e gjobave dhe të interesave”, shtoi Rama.

Po ashtu, Rama tha se parashikohet fshirje 25 % e detyrimeve për të njëjtën periudhë, 5 deri në 10 vite, nëse shumat paguhen me këste brenda 1 viti, gjithashtu edhe kjo me fshirje të gjobave dhe interesave.

“Paqja fiskale”, sipas Kryeministrit, parashikon po ashtu fshirje të gjobave dhe kamatëvonesave për periudhat 1 deri në 5 vite me kusht që të paguhet tatimi, tarifa ose kontributi i të njëjtës periudhë.

Nga ana tjetër, Rama tha se do t’u jepet mundësia të gjithë sipërmarrjeve të korrigjojnë pasaktësitë në deklarimet e mëparshme në pasqyrat e tyre financiare.

“Për ndryshimet mes deklarimit të vjetër dhe atij të ri, pra të vetëkorrigjuarit, do të paguhet vetëm 5 % tatim mbi fitimin”, shtoi Rama.

Po ashtu, Kryeministri u shpreh se do të krijohet një marrëdhënie e re besimi dhe bashkëpunimi mes administratës dhe sipërmarrjes në të ardhmen.

“Për një periudhë që mund të shtyhet deri në 3 vite sipërmarrjet mund të lidhin marrëveshje vullnetare me administratën tatimore ku të pranojnë të rrisin me 18% fitimin e tatueshëm krahasuar me vitin e kaluar. Që do të thotë se ky fitim tatohet sipas ligjit në fuqi. Ndërsa për çdo shtesë mbi këtë fitim, tatimi do të jetë vetëm 5 %”, shtoi Rama.

Gjatë kohës që është në fuqi marrëveshja e “Paqes fiskale”, Rama tha se “sipërmarrjet nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve tatimore që lidhen me tatimin mbi fitimin”.

“Është një paqe e shkruar e cila do të diskutohet në Kuvend dhe jo më një paqe thjesht e propozuar në një program elektoral. Është një paqe fiskale për të cilën sipërmarrja, përfaqësuesit e saj që na kanë takuar gjatë procesit elektoral na shikonin me dyshim dhe na thoshin: ‘nuk keni për ta bërë këtë, kjo është shumë e bukur, por kjo nuk do të bëhet’. Ja pra ku është dhe do të bëhet, sepse këta jemi ne, ky jam unë, kjo është PS”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadorja Hajdaraga takim me Zv.Kryeministrin e Greqisë

Ambasadorja e Shqiperisë në Greqi,Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim miqësor dhe produktiv me Zëvendës Kryeministrin e Greqisë, Kostis Hatzidakis

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ambasadorja Hajdaraga takim me Zv.Kryeministrin e Greqisë

Ambasadorja e Shqiperisë në Greqi,Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim miqësor dhe produktiv me Zëvendës Kryeministrin e Greqisë, Kostis Hatzidakis