Prezantohet metodologjia kombëtare për vlerësimin e rrezikut të Sigurisë Kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) organizoi aktivitetin “Menaxhimi i Rrezikut Kibernetik dhe Vlerësimi i Tij”, me pjesëmarrjen e rreth 300 përfaqësuesve nga infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit.


Në kuadër të forcimit të sigurisë kibernetike dhe garantimit të qëndrueshmërisë kombëtare ndaj kërcënimeve, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) organizoi aktivitetin “Menaxhimi i Rrezikut Kibernetik dhe Vlerësimi i Tij”, me pjesëmarrjen e rreth 300 përfaqësuesve nga infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit.

Në fjalën e tij hapëse, drejtori i përgjithshëm i AKSK, Igli Tafa, theksoi se të dhënat dhe informacioni janë arma më e fuqishme e një shteti, duke nënvizuar domosdoshmërinë e standardizimit të qasjes ndaj rrezikut, si dhe të ndërtimit të një kulture të përbashkët të parandalimit dhe menaxhimit.

“Vetëm duke folur me një gjuhë të përbashkët për rrezikun mund të kalojmë nga një shoqëri reaguese në një shoqëri parandaluese. Duhet të ndërtojmë besim, të ndajmë informacionin dhe të investojmë në standarde dhe kapacitete njerëzore”, u shpreh Tafa, duke theksuar gjithashtu se Inteligjenca Artificiale po shndërrohet në një mjet të dyfishtë, që mund të fuqizojë mbrojtjen, por edhe të përshpejtojë sulmet kibernetike nëse nuk trajtohet me kujdes dhe përgjegjësi.

Gjatë aktivitetit, ekspertët e AKSK prezantuan Metodologjinë Kombëtare për Vlerësimin e Rrezikut të Sigurisë Kibernetike, një instrument që përcakton hapat, burimet e informacionit dhe procesin e implementimit për matjen dhe menaxhimin e rrezikut në nivel institucional.

Gjithashtu, u prezantua Raporti Kombëtar i Vlerësimit të Rrezikut, i cili përmbledh gjetjet kryesore dhe trendet sektoriale në nivel kombëtar, duke ofruar një panoramë të qartë mbi sfidat dhe prioritetet për përmirësimin e sigurisë digjitale.

Në qendër të këtij procesi qëndron nevoja për bashkërendim, standardizim dhe veprim të përbashkët, për të ndërtuar një hapësirë digjitale më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të besueshme për të gjithë.

Burimi ATSH

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…