Luarasi: “Barazia gjinore” nuk shton asnjë realitet të ri ligjor, garanton barazi mes dy gjinive

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi deklaroi sot se ligji “Për barazinë gjinore” i miratuar dje nga Kuvendi synon të transformojë në realitet parimin kushtetues të barazisë mes grave dhe burrave në çdo fushë të jetës.


Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi deklaroi sot se ligji “Për barazinë gjinore” i miratuar dje nga Kuvendi synon të transformojë në realitet parimin kushtetues të barazisë mes grave dhe burrave në çdo fushë të jetës.

Përmes një deklarate për shtyp, Luarasi ritheksoi se “ky ligj nuk shton asnjë realitet të ri ligjor”. “Ai nuk krijon kurrsesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua. Nëse dikush do të donte të prezantonte gjini të reja në shoqërinë shqiptare do të duheshin reforma të thella ligjore, duke nisur nga ndërhyrjet në ligjin ‘Për Gjendjen Civile’ apo duke miratuar një kuadër specifik ligjor për njohjen e identiteteve të reja gjinore”, u shpreh Luarasi.

Sipas saj, “ligji nuk krijon kurrësesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua”.

Koncepti i “përkatësisë së shumëfishtë” që referohet në ligj, sipas Luarasit, nënkupton diskriminimin e shtuar që mund të përjetohet për shkak të moshës, origjinës etnike, vendbanimit rural, aftësive të kufizuara apo statusit socio-ekonomik.

“Ky koncept, nuk lidhet me konceptin ‘përkatesi e shumëfishtë gjinore’ siç është pretenduar gabimisht. Mjafton një kërkim në tekstin e projektligjit dhe do kuptohet se togfjalëshi ‘Përkatësia e shumëfishtë gjinore’ nuk ekziston, ndërsa ‘Përkatësia e shumëfishtë’ është koncept ligjor që do të thotë se një person mund të përjetojë diskriminim bazuar në më shumë se një shkak”, sqaroi Luarasi.

Luarasi iu përgjigj edhe pretendimit për përdorimin e termave “prindi 1” dhe “prindi 2”, duke theksuar se “janë vetëm një gënjeshtër e shpikur nga ata që nuk e kanë lexuar projektligjin, por besojnë çdo gjë që lexojnë në rrjetet sociale”.

Në përfundim, Luarasi siguroi se “ky projektligj nuk është një eksperiment social, por përmbushje e detyrimeve kushtetuese dhe ndërkombëtare”. “Ai nuk kërcënon familjen, por e përforcon atë duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë anëtarët e saj. Nuk krijon privilegje, por korrigjon padrejtësi historike. Nuk imponon ideologji të huaja, por zbaton vlera universale të të drejtave të njeriut që Shqipëria ka nënshkruar dhe ratifikuar”, shtoi Luarasi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë