Zguro: KPP po analizon mundësinë e përfshirjes së IA në procesin e rishikimit administrativ

Zëvendëskryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Fiorent Zguro, raportoi sot për veprimtarinë e Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2024.


Zëvendëskryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Fiorent Zguro, raportoi sot për veprimtarinë e Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2024.

Zguro tha se ka një ulje të numrit të vendimeve të ankimuara pranë Gjykatës Administrative, nga 4,4% të vendimeve të ankimuara në vitin 2023, në 4% të vendimeve të ankimuara në vitin 2024, si dhe një rritje e numrit të vendimeve të lëna në fuqi nga Gjykata për vendimmarrjen e Komisionit të Prokurimit Publik.

Zguro nënvizoi se gjatë vitit 2024 kanë vijuar përpjekjet e institucionit në drejtim të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve në rrugë digjitale.

“285 më shumë ankesa janë paraqitur në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023, ndërkohë mbi 341 operatorë ekonomikë unikë kanë paraqitur ankesa. Nga këto të fundit 1/3 janë operatorë ekonomikë tërësisht të rinj në sistemin e rishikimit administrativ. Falë digjitalizimit janë kursyer mbi 3.762.180 lekë si kosto të shpenzimeve administrative për paraqitjen e ankesave pranë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë”, tha ai.

Zguro theksoi se Komisioni i Prokurimit Publik ka vijuar angazhimin në kuadër të detyrimeve si vend anëtar dhe themelues i rrjetit të Organeve Shqyrtuese të Evropës Juglindore, me pjesëmarrjen aktive në veprimtaritë e organizuar nga rrjeti, si edhe me pjesëmarrjen aktive në Rrjetin e Organeve Shqyrtuese të shkallës së parë të Bashkimit Evropian.

Sipas Zguros “Inteligjenca Artificiale do të luajë një rol të rëndësishëm në proceset e prokurimit dhe vetë KPP është duke analizuar mundësinë e përfshirjes së saj në procesin e rishikimit administrativ me fokus gjatë vitit 2025.

“Ky është një moment i rëndësishëm dhe ne mbetemi të përkushtuar të jemi pjesë e zgjidhjeve pozitive dhe konstruktive duke punuar me të gjitha grupet e interesit për t’u siguruar që ky moment në kohë të mos kalojë pa bërë ndryshime thelbësore dhe pozitive. Komisioni i Prokurimit Publik, mbetet i angazhuar për të vijuar përkushtimin ndaj të gjithë grupeve të interesit, për një sistem rishikimi administrativ transparent dhe të qëndrueshëm”, deklaroi Zguro.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama citon Kuranin: Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj

Sot në Natën e Kadrit kryeministri Edi Rama përcolli një citim nga Kurani.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama citon Kuranin: Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj

Sot në Natën e Kadrit kryeministri Edi Rama përcolli një citim nga Kurani.