Begaj me përfaqësues të Diasporës në Kajro: Ne dimë të bashkohemi për të ndihmuar njëri-tjetrin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua sot me përfaqësues të Diasporës shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Egjipt.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua sot me përfaqësues të Diasporës shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Egjipt.

Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, Begaj shprehu kënaqësinë për t’u takuar me shqiptarë nga të gjitha trevat e shqiptarisë, duke theksuar se “kudo ku shkojmë dhe kudo që ndërtojmë jetën tonë, ne dimë të bashkohemi për të ndihmuar njëri-tjetrin, por mbi të gjitha, për të promovuar gjuhën, kulturën dhe traditat tona të mrekullueshme”.

Kreu i shtetit vlerësoi rolin historik të Diasporës shqiptare në Egjipt, e cila që nga shekulli XIX ka qenë një urë e rëndësishme lidhjeje mes dy vendeve. Ai përmendi kontributet e figurave të shquara, si: Muhamed Ali Pasha dhe Thimi Mitko, që me vizionin dhe përkushtimin e tyre ndihmuan në zhvillimin e Egjiptit modern dhe në ndërtimin e identitetit kombëtar në periudhën e Rilindjes.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Begaj nënvizoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve bashkëkohore mes Shqipërisë dhe Egjiptit përmes bashkëpunimit në fushat e tregtisë, arsimit, shkencës, teknologjisë, kulturës dhe turizmit.

Begaj i ftoi të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Egjipt të mësojnë e të promovojnë gjuhën shqipe, të bashkohen në forume e organizata promovuese të vlerave më të mira tonat, në mënyrë që “miqësitë e lindura sot, të kthehen në partneritete të së nesërmes”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë