Rama: Lamtumirë Fatos Nano

Sot është shpallur Zi Kombëtare në nderim të Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.


Sot është shpallur Zi Kombëtare në nderim të Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit. Me këtë rast, do të zhvillohen ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foton e liderit historik të PS-së, i cili u nda nga jeta në 31 tetor në moshën 73-vjeçare.

“Lamtumirë Fatos Nano”, shkruan Rama krahas fotos.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar ulet sot në gjysmë shtize. Në orën 12:00, në mbarë vendin do të mbahet një minutë heshtje në nderim të tij, ndërsa Radiotelevizioni Publik Shqiptar do të transmetojë muzikë funebre gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror.

Nga ora 08:30 deri në 11:00 zhvillohen homazhe publike, pas të cilave do të mbahen homazhet shtetërore, që do të zgjasin deri në orën 11:45.

Një pjesëtar i familjes së Nanos do të mbajë një fjalë përshëndetëse, ndërsa fjalën e tij do ta mbajë edhe Kryeministri i Republikës, Edi Rama, pasuesi i Fatos Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste. Për të marrë pjesë në ceremoni janë ftuar edhe personalitete politike nga Kosova dhe më gjerë.

Në përfundim të ceremonisë, me nderime shtetërore, trupi i Nanos do të niset në orën 12:00 nga Pallati i Kongreseve drejt banesës së fundit në Sharrë.

Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.

Fatos Nano ndërroi jetë të premten, në një prej spitaleve private të kryeqytetit, ku po kurohej prej 24 ditësh.

Pesë herë Kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një lider historik i së majtës shqiptare, vizionar për Shqipërinë dhe një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas kaosit të shkaktuar sot në Kuvend nga deputetët e opozitës, të cilët penguan…

Global 360

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës. Rama: Meritë e jotja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas kaosit të shkaktuar sot në Kuvend nga deputetët e opozitës, të cilët penguan…