“Maratona e Durrësit 2025”, një mijë pjesëmarrës nga 18 shtete

Gara u zhvillua në tre kategori, duke u përshtatur për çdo moshë dhe nivel në distancat 1 km, 5 km dhe 10 km.


Maratona “Durrës 2025” u mbajt ditën e sotme në qytetin bregdetar. Në këtë maratonë morën pjesë mbi 1 mijë garues, nga të cilët 50 garues të rritur.

Gara u zhvillua në tre kategori, duke u përshtatur për çdo moshë dhe nivel në distancat 1 km, 5 km dhe 10 km.

Organizatori i aktivitetit, Taulant Stërmasi, tha se qëllimi është që maratona të kthehet në një traditë vjetore, duke e zgjeruar më tej distancën e garës nga 5 dhe 10 km, deri në 21 km në vitet në vijim.

“Durrësi është një nga qytetet më të mëdha që ka Shqipëria dhe sigurisht që duhet të kemi prioritet, jo vetëm në nivel turizmi, por sporti të jetë pjesë. Pra, turizëm sportiv. Si herë e parë, 1 mijë veta, nuk mund të presim më shumë se kaq. Vitin tjetër shpresojmë të jenë më gati gjitha strukturat tona, e të bëjmë një maratonë edhe më të madhe”, u shpreh Stërmasi për mediat.

Qëllimi i Maratonës është të nxisë një mënyrë jetese të shëndetshme si dhe të promovojë qytetin si destinacion turistik dhe kulturor.

Sportistë profesionistë, amatorë dhe nxënës shkollash u bënë bashkë në këtë maratonë sportive.

Maratona e Durrësit është një nga eventet sportive më masive të zhvilluara në qytetin bregdetar.

Lexo më shumë nga

Rama: Ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington, një strukturë ndërkombëtare e…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington, një strukturë ndërkombëtare e…