Parku i Bylisit, shembull suksesi i bashkëpunimit BE-Itali-Shqipëri

Parku Arkeologjik i Bylisit po prezantohet në edicionin e 27-të të “Bursa Mesdhetare e Turizmit Arkeologjik– BMTA 2025, ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare për turizmin arkeologjik, që po zhvillohet nga 30 tetori deri më 2 nëntor në Paestum të Italisë.


Parku Arkeologjik i Bylisit po prezantohet në edicionin e 27-të të “Bursa Mesdhetare e Turizmit Arkeologjik– BMTA 2025, ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare për turizmin arkeologjik, që po zhvillohet nga 30 tetori deri më 2 nëntor në Paestum të Italisë.

Shqipëria po merr pjesë për herë të parë në këtë aktivitet, në partneritet me AICS Tirana, Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Projekti i Parkut Arkeologjik të Bylisit u prezantua si shembull suksesi i bashkëpunimit mes Bashkimit Europian, Italisë dhe Shqipërisë.

Në sesionin e hapjes morën pjesë Edmondo Cirielli, Zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Lira Pipa, Zëvendësministre e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, Marco Riccardo Rusconi, Drejtor i AICS, Ugo Picarelli, Drejtor i BMTA, si dhe përfaqësues të lartë nga Siria dhe Shqipëria.

Në fjalën e saj, zv/ministrja Pipa theksoi se projekte si “Bylis dhe Antigonea tregojnë se bashkëpunimi mesdhetar kthen trashëgiminë në mundësi zhvillimi ekonomik, turizmi të qëndrueshëm dhe përfshirjeje të komuniteteve lokale”.

“Përgjatë vitit 2025, mbi 1.3 milionë turistë kanë vizituar sitet tona arkeologjike e kulturore, duke treguar interesin gjithmonë e më të lartë për turizmin kulturor në Shqipëri”, tha Pipa.

Gjatë panairit, përfaqësuesit shqiptarë u takuan me Mounir Bouchenaki, personalitet i kulturës, Këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të UNESCO dhe njëkohësisht, President i Nderit të Panairit, me të cilin diskutuan për pjesëmarrjen vitin e ardhshëm, si dhe organizimin e një konference mbi trashëgiminë dhe turizmin arkeologjik në Shqipëri.

Parku Arkeologjik i Bylisit është pasuri të rrallë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një nga qytetet më të ruajtura të Ilirisë. Bylis është i ndërtuar mbi një kodër që mbikëqyr luginën e Vjosës, me mure monumentale të shekullit IV para Krishtit, me një teatër mbresëlënës, mozaikë të rrallë dhe pesë bazilika paleokristiane.

Në këtë aktivitet u prezantuan pamje filmike nga Bylisi si dhe u ekspozuan disa nga gjetjet arkeologjike të këtij parku ndër vite.

BMTA është i vetmi event në botë që i kushtohet posaçërisht turizmit arkeologjik, ku takohen ekspertë, institucione, operatorë turistikë dhe kompani për të ndarë ide, projekte e bashkëpunime të reja, si dhe mundësi biznesi për operatorët.

Ky aktivitet ka si promovues rajonin e Campania-s dhe parqet arkeologjike të Paestum dhe Velia. Qëllimi i aktivitetit është të përmirësojë parqet arkeologjike dhe muzetë, të promovojë destinacionet turistike arkeologjike, të inkurajojë marketingun, të kontribuojë në zgjatjen e sezoneve dhe të rrisë mundësitë ekonomike dhe efektet e punësimit.

Një vëmendje e rëndësishme i kushtohet përdorimit të teknologjive inovative për përvojë më gjithëpërfshirëse në arkeologji dhe muzeologji.

Burimi ATSH

Rama: Entitet shtetëror me dy komponentë të rinj për monitorimin e tregut të naftës

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se funksionet e entitetit shtetëror në fushën e naftës do të jenë garantimi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Entitet shtetëror me dy komponentë të rinj për monitorimin e tregut të naftës

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se funksionet e entitetit shtetëror në fushën e naftës do të jenë garantimi…