Begaj merr pjesë në inaugurimin e Muzeut të Madh Egjiptian

Me ftesë të presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të Muzeut të Madh Egjiptian, muzeu më i madh në botë kushtuar qytetërimit të lashtë egjiptian.


Me ftesë të presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të Muzeut të Madh Egjiptian, muzeu më i madh në botë kushtuar qytetërimit të lashtë egjiptian.

Në një postim në rrjetin X, Presidenti Begaj shkruan se “ky muze përfaqëson një qendër unike të kujtesës njerëzore, që bashkon breza dhe epoka, duke mishëruar vizionin e një bote që ruan historinë ndërsa sheh drejt së ardhmes”.

I vendosur pranë Kajros, në pllajën e Gizës, ku ndodhen edhe tri piramidat e famshme të Egjiptit dhe Sfinksi, me një sipërfaqe prej 24 mijë metrash katrorë sipërfaqe ekspozuese, muzeu është më i madhi në botë që i kushtohet një qytetërimi të vetëm. Ai do të ekspozojë mbi 50 mijë artefakte që tregojnë jetën e Egjiptit të lashtë.

Muzeu është një nga megaprojektet më ambicioze të presidentit Abdel-Fattah el-Sissi, i cili që prej ardhjes në pushtet në vitin 2014 ka nisur investime masive në infrastrukturë për të rigjallëruar ekonominë e dobësuar nga dekada stanjacioni dhe trazirat pas Pranverës Arabe të vitit 2011.

Projekti gjigant i ndërtimit të muzeut zgjati afro dy dekada dhe ka kushtuar afro 1 miliard dollarë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë