Seanca për Veliajn, Rusmali: Dekreti për zgjedhjet ishte kushtetues

Këshilltari ligjor i Presidencës, Ilirjan Rusmali tha sot se dekreti i Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e ditës së zgjedhjeve në Tiranë është kushtetues.


Këshilltari ligjor i Presidencës, Ilirjan Rusmali tha sot se dekreti i Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e ditës së zgjedhjeve në Tiranë është kushtetues.

Rusmaili e bëri këtë deklaratë gjatë seancës së sotme në Gjykatën Kushtetuese, ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“I qëndrojmë parashtrimeve të dorëzuar më datë 15 tetor. Dekreti i Presidentit ka qenë kushtetues në datë 1 tetor, kur ai u mor dhe ngelet i tillë sot se ka qenë kushtetues në atë datë. Dekreti ka qenë i tillë dhe mbetet i tillë për shkak se Kushtetuta e bën dekretin kushtetues. Ju e shihni veten kompetentë për të marrë në shqyrtim dhe për të vendosur me dekretin se e shihni të lidhur me çështjen e themelit, Ju nuk thatë sot që dekreti nuk është akt administrativ, ndryshe nga qëndrimet e mëparshme të Kushtetueses. Ju e shihni të lidhur, nuk kemi asgjë për të kontestuar, vetëm se shohim disa probleme të vogla, është normale që shumicën e çështjeve që vijnë para GJK të gjetjet një lidhje me aktet zbatuese”, tha ai.

“Nëse lidhja tërheq kompetencën tuaj për gjykimin e këtyre akteve, ju mund të ndodheni para situatës ku ju duhet të jepni ose hiqni leje ndërtimi, apo leje legalizimi, apo akte të tjera administrative. Kjo është e rrezikshme për Kushtetuesen, se e nxjerr atë jashtë funksionit të vet kushtetues. Në fund të ditës ju do jeni të detyruar të merrni një vend në raport me dekretin dhe do përballeni me faktin. Kushtetuta ia lejon të shqyrtoni aktin për shkarkimin e Presidentit dhe aktin e KM për shkarkimin e të zgjedhurve vendor kur kryhen shkelje të rënda të Kushtetutës ose ligjit. Nëse është e tillë pse nuk janë te neni 131 i kushtetutës, pse nuk ka kompetencë që përcakton kompetencën tuaj për të marrë në shqyrtim dhe për të shqyrtuar në themel dekretet të Presidentit, nëse nuk është, do të thotë që kompetencën nuk e keni”, pohoi Rusmali.

Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Irma Qosja u ndal edhe te pretendimi i Veliajt se është informuar përmes sekretarit të Këshillit, që sipas ish-kryebashkiakut të Tiranës, nuk e ka për kompetencë.

Qosja tha se, sipas nenit 57 të Ligjit të Posaçëm, sekretari ka për detyrë të kryejë të gjitha procedurat për zhvillimin e mbledhjes së këshillit bashkiak, përfshirë edhe informimin e kryetarit të bashkisë, për të cilin po zhvillohet mbledhja.

“Sa i përket pretendimeve për cenimin e së drejtës për t’u dëgjuar dhe mbrojtur, ashtu sikurse kërkuesi ka pohuar, rezulton se ka pasur dijeni për nismën për shkarkimin e tij. Informacion që është konfirmuar me shkresën e datës 22.09.25 i këshillit bashkiak. Në nenin 57 të Ligjit të Posaçëm rezulton se detyrat e sekretarit të këshillit përfshin mbajtjen e dokumenteve zyrtare të këshillit, njoftimin për zhvillimin e mbledhjeve të këshillit, shpalljen dhe publikimin e akteve të këshillit etj. Referuar kësaj dispozite, pretendimet i kërkuesit se njoftimi i sekretarit nuk ka asnjë vlerë juridike është i pabazuar se ligji e ka ngarkuar me detyra me mbajtjen e dokumentacionit dhe kryerjen e detyrave për zhvillimin e mbledhjeve”, tha Qosja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

FSHF vendos për një minutë heshtje në kujtim të Fatos Nanos në të gjitha ndeshjet e kësaj jave

FSHF bën të ditur se, ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

FSHF vendos për një minutë heshtje në kujtim të Fatos Nanos në të gjitha ndeshjet e kësaj jave

FSHF bën të ditur se, ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike…