Schieder: Zgjedhjet ishin shumë të mira, të zbatohen gjetjet e OSBE-ODIHR

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder deklaroi sot se raporti i OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri vlerëson se teknikisht zgjedhjet e 11 majit ishin shumë të mira.


Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder deklaroi sot se raporti i OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri vlerëson se teknikisht zgjedhjet e 11 majit ishin shumë të mira.

Në një konferencë për shtyp, nga Shtëpia e Evropës, Schieder u shpreh se ka një lloj tendence në politikën shqiptare që t’i bëjnë gjërat më dramatike sesa duhet.

“Unë vetë bëj shumë vëzhgime zgjedhjesh në Europë. Nga ana politike duhet ta them se kam dëgjuar kaq shumë gjëra për këto zgjedhje, gjëra që nuk janë shkruar në raport apo gjëra që nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet”, tha ai.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për zgjedhje lokale apo parlamentare, Schieder evidentoi se “janë të njëjtët njerëz, që thonë të njëjtat gjëra për çfarëdolloj zgjedhjesh”.

“Kështu që ka një lloj tendence në politikën shqiptare që t’i bëjnë gjërat më dramatike se sa duhet. Disa flasin për gjëra që nuk i shikon fare në raport. Kam parasysh ata që i bëjnë më dramatike sesa duhet dhe u them të shikojnë se çfarë thotë raporti, ta lexojnë me kujdes, sepse flitet për shumë reforma aty”, tha ai.

Schieder theksoi se raporti është bërë nga OSBE-ODIHR, e cila ka punuar me muaj të tërë duke integruar edhe vëzhgimet e vëzhguesve të tjerë nga Parlamenti Europian.

“Raporti thotë thjesht që teknikisht ishin zgjedhje shumë të mira. Ishin zgjedhje shumë moderne, madje me të gjitha pajisjet moderne, por mbetet një listë rrethanash që duhet të ndërmerren në mënyrë që të ketë një fushë loje më të barabartë. Janë disa gjëra që duhen zgjidhur si financimi i zgjedhjeve, aksesi në medie, gjëra që lidhen edhe me transparencën, pronësinë e medies. Të gjitha këto janë të listuara në raport”, tha ai.

Schieder bëri thirrje që të mos bëhet një “show” i madh, por të ulen, ta marrin atë raport dhe të punojnë për zbatimin e pikave që thotë raporti.

“Shumë prej atyre pikave kanë qenë edhe në raportin e fundit. Duhet të zbatohen sa më mirë të jetë e mundur dhe të zbatohen me shumicën më të madhe të mundshme. Nuk është çështja që qeveria të zbatojë gjërat kundër opozitës, sepse gjëja e mirë e zgjedhjeve është që përzihen fazat dhe fillon gjithçka nga fillimi. Ti nuk e di nëse je në qeveri apo jo pas zgjedhjeve”, theksoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Prokurimet Publike digjitale e bëjnë procesin të pandikueshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përdorimi i teknologjisë në prokurimet publike do të sjellë një përshpejtim eksponencial të procesit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Prokurimet Publike digjitale e bëjnë procesin të pandikueshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përdorimi i teknologjisë në prokurimet publike do të sjellë një përshpejtim eksponencial të procesit…