Schieder: Partitë të punojnë bashkë për integrimin, pavarësisht diferencave politike

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder u bëri thirrje sot palëve politike në Shqipëri që pavarësisht diferencave politike të punojnë bashkë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian


Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder u bëri thirrje sot palëve politike në Shqipëri që pavarësisht diferencave politike të punojnë bashkë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Europës, Schieder ndau mesazhin e tij për politikanët shqiptarë.

“Kam një mesazh për miqtë e mi politikanë. Jam politikan vetë dhe e kuptoj shumë mirë se çfarë do të thotë që secili të përpiqet që ta bëjë të qartë pozicionin e vetë, të bëjë diferencën me kundërshtarët politikë. Por është e rëndësishme që çdo palë që është pro zgjerimit të punojë për këtë qëllim”, shtoi Schieder.

Schieder theksoi se duhet të punojnë bashkë, të zbatojnë ligjet europiane sa më shumë të jetë e mundur, pavarësisht diferencave mes partive të ndryshme.

“Dihet që secila parti ka ideologjinë e vetë, përfaqëson grupe të caktuara, por është e rëndësishme që nëse duan integrimin në BE të punojmë për të njëjtin qëllim”, shtoi ai.

Duke iu referuar takimit të fundit të Komitetit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, Schieder theksoi se në atë takim kishte shumë diferenca mes palëve.

“U morën për një kohë kaq të gjatë për të shpjeguar se çfarë nuk shkon mirë, se pse partia X bën këtë apo atë gabim. Kjo është e rëndësishme për politikën, por jo për këto takime mes Parlamentit Europian dhe parlamentit shqiptar. Sepse ne duam të diskutojmë zgjerimin”, tha ai.

Ndaj apeli i Schieder për politikanët shqiptarë është që të punojnë së bashku.

“Mazhoranca duhet të ftojë opozitën, të dëgjojë se çfarë ata duan dhe të jetë e hapur, ashtu siç duhet që edhe opozita të jetë e gatshme të marrë pjesë. Ka ligje të rëndësishme si Reforma Zgjedhore për të cilat e mira do të ishte që të gjendej një konsensus i gjerë”, shtoi ai.

Lexo më shumë nga

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.