Dëgjesë publike për Planin e Menaxhimit të Integruar për Qendrat Historike Berat e Gjirokastër

Në qytetin e Beratit u bë dëgjesa publike mbi draftin e Planit të Menaxhimit të Integruar, të hartuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të Universitetit Politeknik të Tiranës, Universitetit të Tiranës, Universitetit të Firences dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

Drafti i Planit të Menaxhimit të Integruar është për Qendrat Historike Berat dhe Gjirokastër, pasuri botërore në seri. Në këtë prezantim ishin të pranishëm profesionistë të trashëgimisë kulturore, institucionet lokale, shoqatat kulturore, komunitetet fetare, operatorët turistikë, bizneset që operojnë në Qendrën Historike dhe banorë të lagjeve muzeale. Gjithashtu ishte e pranishme drejtorja i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Joli Mitrojorgji.

Në takim u diskutua mbi rezultatet e deritanishme dhe u mblodhën kontribute të vyera për pasurimin e Planit të Menaxhimit të Integruar, të prezantuar nga dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Armand Vokshi.

Plani i menaxhimit synon:

Ruajtjen dhe vlerësimin e Vlerës së Jashtëzakonshme Universale;Zbatimin e vendimeve të UNESCO-s; Analizë të detajuar të vlerave të trashëgimisë; Menaxhim të riskut dhe zbutje të kërcënimeve; Harmonizim të dokumenteve për konservim e zhvillim; Bashkëpunim të gjerë ndërinstitucional.

Në prezantim u paraqit gjithashtu plani i veprimit i strukturuar në objektiva afatgjatë, i cili më pas u diskutua me pjesëmarrësit.

Lexo më shumë nga

Rama: Prokurimet Publike digjitale e bëjnë procesin të pandikueshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përdorimi i teknologjisë në prokurimet publike do të sjellë një përshpejtim eksponencial të procesit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia