Crowdfunding, lehtëson aksesin në financim për startup-et dhe angazhon diasporën

Crowdfunding po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një alternativë reale ndaj formave tradicionale të financimit, duke ndihmuar startup-et dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) të sigurojnë kapital për zhvillim, inovacion dhe krijim të vendeve të reja të punës.


Crowdfunding po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një alternativë reale ndaj formave tradicionale të financimit, duke ndihmuar startup-et dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) të sigurojnë kapital për zhvillim, inovacion dhe krijim të vendeve të reja të punës.

Ekspertë të Bankës Botërore, së bashku me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Banka e Shqipërisë, Agjencia Startup Albania dhe aktorë të tjerë të sektorit privat, zhvilluan një takim teknik për rolin e crowdfunding-ut në mbështetjen e ekosistemit të inovacionit dhe sipërmarrjes në vend.

BB bën të ditur se, gjatë takimit ekspertët theksuan se, për krijimin e një tregu funksional dhe të sigurt për crowdfunding, është e nevojshme ngritja e një baze ligjore dhe rregullatore të posaçme, që do të përcaktojë rolet e platformave, mënyrën e licencimit dhe mbrojtjen e investitorëve dhe sipërmarrësve.

“Crowdfunding shihet si një mundësi reale për të lehtësuar aksesin në financim për startup-et, bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe për të angazhuar diasporën shqiptare në mbështetjen e projekteve zhvillimore në vend”, nënvizon BB.

Ky proces, që po zhvillohet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, pritet të hapë rrugën për një treg financiar më gjithëpërfshirës dhe inovativ, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Crowdfunding është praktika e financimit të një projekti ose sipërmarrjeje të re, duke mobilizuar grupe investitorësh të vegjël, apo donatorësh nëpërmjet platformave online.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Firmoset marrëveshja me BERZH, 22,5 milionë euro për nënstacionin elektrik nëntokësor në Tiranë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi vlerësoi sot marrëveshjen e nënshkruar mes OSHEE Group dhe Bankës Europiane për Rindërtim…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Firmoset marrëveshja me BERZH, 22,5 milionë euro për nënstacionin elektrik nëntokësor në Tiranë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi vlerësoi sot marrëveshjen e nënshkruar mes OSHEE Group dhe Bankës Europiane për Rindërtim…